“Rrëfenjë me Ndërkombëtarë”

15/11/2016 00:00

Ata janë të gjithë në kufijtë e absurdit. Brenda një bote në statusin e të gjithëdijshmëve. Janë ndërkombëtarët që kanë marë këtë rol në realitet, apo ia u kemi dhënë ne, pak rëndësi ka. Një film atistik është në xhirim e sipër.

Pluton Vasi do të ekranizojë librin e Ylljet Aliçkës, “Rrëfenjë me Ndërkombëtarë”. “Pikërisht është tematika që bart brenda vetes si i shohim ne fenomenet dhe si janë ata”, thotë Vasi.

Një hapësirë brenda një bote të një administrate diplomatike me gjithçka ka brenda. Në ngasje për të treguar vlerat e përfaqësisë. Por edhe një marrëdhënie komplekse me Shqipërinë dhe shqiptarët, që ende vazhdon të mitizojë këto figura.

“Sigurimi i fondeve duhet të jetë më i madh jo vetëm për ne, por edhe për brezat e rinj sepse me sigurimin e fondeve siguron edhe cilësinë”, nënvizon Vasi.

Me producente Vjollca Dedei, filmi ka marrë edhe një mbështetje nga QKK, por të bësh një film në Shqipëri nuk është një ndërrmarrje aspak e lehtë.

“Plakesh 5 vjet pasi mbaron një film. Pavarësisht se janë të gjithë djem shumë të mirë, që vrapojnë gjithë ditën, është shumë e vështirë. Është një sfidë e ndryshme nga puna që unë bëj çdo ditë”, thotë Dedei.

Me një kast aktorësh si Eni Shehu, Hervin Çuli, Karafil Shena, Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, etj, filmi premton sukses, në një premierë që pritet të vijë vitin e ardhshëm, por për të cilin po punohet aktualisht në sheshxhirime midis Tiranës dhe Durrësit.

Top Channel