Kur NBA gjendet në fazën më spektakolare dhe emocionuese, aplikacioni Facebook Messenger ka një surprizë të bukur për të gjithë ata që duan të shtyjnë kohën ndërsa presin për një përgjigje – një minilojë sekrete basketbolli.

Për të luajtur këtë lojë, ju duhet të keni përditësimet më të fundit të këtij aplikacioni.

Si luhet? Mjafton që t’i dërgoni atij me të cilin po flisni një emoji basketbolli dhe më pas klikoni mbi të.

Nuk është fare një lojë e komplikuar. Mjafton të gjuani topin dhe të shpresoni të merrni ndonjë pikë. Kujdes nga drejtimi, jo nga forca.

Top Channel