Aplikacionet për takimet si Tinder, nuk janë familjarë vetëm për adoleshentët, por kanë filluar të jenë mjaft popullorë dhe për moshat mbi 55 vjeç.

ështu bën të ditur një studim i Pew Research Center të realizuar në dy mijë amerikanë.

Sipas raportit, në SHBA brezi i moshës 55 deri në 64 vjeç që kanë deklaruar se kanë përdorur shërbimet online të takimeve është dyfishuar nga 6 % në 2013, në 12% në 2015.

Studimi tregon veç të tjerash, që për 41% të të rriturve kjo lloj platforme është bërë familjare, pra, janë të njohura edhe pse nuk përdoren. 29% e tyre kanë njohur dikë që është martuar aty dhe kanë nisur një histori të gjatë në këto lloj faqesh.

Nuk ka dyshim megjithatë, që për momentin janë të rinjtë që i përdorin më shumë, ata të moshave 18 deri në 24 vjeç. Në dy vitet e fundit ata janë trefishuar, duke kaluar nga 10% në 2013 në 27% në 2015.

Top Channel