Vetëvendosje, Haxhiu: Vendimi për Specialen në Kushtetuese

07/08/2015 00:00

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se në koordinim me AAK-në dhe Nismën do të dërgojnë në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për Gjykatën Speciale.

“Në koordinim me dy subjektet e tjera opozitare, vendimin e Kuvendit për Specialen do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, meqë ishte i padrejtë dhe jokushtetues”, ka thënë ajo për gazetën “Epoka e Re”.

Haxhiu po ashtu është shprehur se themelimi i Gjykatës Speciale do ta dëmtojë Kosovën në aspektin ndërkombëtar dhe njëkohësisht do të paraqesë një pasqyrë të shtrembëruar të shqiptarëve dhe UÇK-së, duke i atribuar asaj faturën e krimeve të kryera në luftë.

“Kosovës nuk i nevojitet kjo gjykatë që do të bëjë persekutimin e shqiptarëve”, ka thënë Haxhiu.

Top Channel