Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi Falë përditësimeve të fundit, tani ju mund të merrni informacione nga Google Location për restorante, dyqane apo vende, pa pasur ide se si quhen ato. Behshad Behzdi nga Google e ka demostruar këtë në një aktivitet marketingu në Paris.
Në të vërtetë, risitë kishin kohë që po aplikoheshin nga përdoruesit e Android dhe iOS, por Google kishte vendosur të mos i reklamonte. Tani Google shfrytëzon të dhënat tuaja gjeografike, se ku ndodheni në momentin kur e pyesni, për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja.
Në njërën nga videot promocionale të Google tregohet një njeri në San Francisko duke pyetur se sa e gjatë është kisha afër tij, në çfarë ore hapet restoranti përballë dhe sa e gjatë është Kulla Koit, pa u përmendur emrat.
Në një video tjetër tregohet një femër, e cila është shumë e interesuar për parkun ku gjendet.
Ndërkohë, vetë Behzadi, gjatë konferencës “Search Engine Land”, pyeti Google Location se sa i gjatë ishte lumi, pa përmendur emrin, ndërsa përgjigja ishte 776 km dhe bëhej fjalë për lumin “Seine”.
Top Channel