Aplikacioni i transmetuesit live të Twitter, Periscope është lancuar në Android, dy muaj pasi u bë live për pajisjet iOS.

Aplikacioni i transmetuesit live të Twitter, Periscope, është lancuar në Android, dy muaj pasi u bë live për pajisjet iOS. Përdoruesit e Android do të mund të marrin Periscope prej të martës dhe Twitter i falenderon përdoruesit për durimin e tyre, me disa të reja unike për sistemin operues.

Një nga gjërat e reja që vjen nga Periscope është cilësimi i njoftimeve, dhe përdoruesit e Android do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse duan të tregojnë kur dikush i ndjek nëpërmjet Twiter në Persicope për herë të parë apo dikë që ata vetë ndjekin në Periscope.

Përdoruesit e Android do të rikthehen atje ku ishin, para se të shihnin transmetuesin e dikujt tjetër. Dhe në versionin Android, transmetimi mund të ruhet për ta riparë pa patur nevojën e ngarkimit të të gjithë file-it, duke kursyer kohë dhe megabite, duke e marrë nga serverët e Periscope.

Periscope ka bërë të ditur lajmin në një postim, ku shkruan: “Kur ne nisëm Periscope, dëshironim të ndërtonim gjënë më të thjeshtë të teleportimit, duke siguruar përdoruesit me mënyrën më të mirë për të nisur apo parë live një transmetim video. Si një programim i vogël, lancimi ynë i parë ishte i limituar vetëm për iOS, por ne kemi punuar shumë për një eksperiencë të veçantë në Android, që është ende një Periscope i pagabueshëm. Sot, jemi të lumtur të bëjmë publik lancimin e Periscope dhe për Android!”.

Top Channel