Kosovë, gati pr/ligji për transformimin e FSK-së

27/02/2015 00:00

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka bërë gati projektligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, gjatë një raportimi që ka bërë të premten para anëtarëve të komisionit parlamentar për punët e brendshme dhe sigurinë, ka deklaruar se javën e ardhshme projektligjin do ta proçedojë për miratim në mbledhjen e qeverisë.

Demolli ka bërë të ditur se projektligji për Forcat e Armatosura do të miratohet në Kuvend pasi deputetët të miratojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese me dy të tretat e votave.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar, ministri Demolli ka folur edhe për integrimin e FSK-së në institucionet ndërkombëtare, duke prezantuar ambicjen për anëtarësimin e plotë të kësaj njësie në NATO.

Për punën e FSK-së gjatë vitit të kaluar, para komsionit kanë raportuar edhe komandanti i Forcës, Kadri Kastrati, si dhe sekretari i Ministrisë së FSK-së, Shkelzen Syla.

Top Channel