Jahjaga shtyn për në 2015-n vizitën në Shqipëri

12/12/2014 00:00

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shtyrë vizitën e saj në Shqipëri për në pjesën e parë të vitit 2015.

Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes, ka konfirmuar për Top Channel përmes një mesazhi elektronik se zonja Jahjaga në këtë periudhë kohore ka angazhime të plota kushtetuese në vend, pasi sapo janë ndërtuar institucionet e reja.

“Vizita në Republikën e Shqipërisë, bazuar në axhendën e dy presidentëve dhe në afatet përgatitore, planifikohet të realizohet gjatë pjesës së parë të vitit 2015”, ka thënë Vllahiu.

Presidentja Jahjaga është ftuar për të vizituar Shqipërinë nga presidenti Bujar Nishani.

Në fillim të ftesës ishte menduar që vizita e saj të realizohej në dhjetor të këtij viti, por zhvillimet politike në Kosovës dhe axhendat e krerëve të dy shteteve kanë bërë që vizita të shtyhet për një periudhë më të përshtatshme.

Top Channel