Greqia, front kundër armëve

13/11/2013 00:00

E përditshmja greke ‘Kathimerini’ shkruan se lajmi i shkatërrimit të
armëve kimike siriane në Shqipëri ka alarmuar Qeverinë greke, e cila
mendon se ekziston një rrezik mjedisor për të gjithë rajonin, sidomos
neëse planifikohet zhvillimi i operacionit në jug të vendit, pranë
kufirit me Greqinë.

Ka shume gjasa te perhapjes se kontaminimit, pavaresisht çdo mase parandaluese qe mund te merret nga Tirana zyrtare dhe perendimit, thote gazeta duke cituar burime ne Athine. Per kete arsye, autoritetet greke e kane bere te qarte pozicionin e tyre ne lidhje me kete çeshtje dhe po ndermarrin hapa diplomatike per te frenuar nje zhvillim te tille.

‘Kjo mund te arrihet permes krijimit te nje fronti te perbashket me vendet fqinje te Shqiperise, – shkruhet me tej ne artikull,- i cili te punoje me Tiranen per ta bindur te mos pranoje asgjesimin e armeve te rrezikshme te Sirise, edhe pse stimujt financiare te perendimit mund te jene te medha’.

Cilat jane alternativat?

‘Siria,- thote ‘Kathimerini’, – ka shkretetira te pabanuara sidomos ne juglindje te vendit, dhe duke qene se armet jane te saj, territori sirian duhet te ishte zgjedhja e pare per shkaterrimit apo groposjen e tyre. Perpos kesaj, edhe vete Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund te gjejne zona brenda territoreve te tyre per shkaterrimin e ketyre armeve, duke e ndare ne menyre te barabarte perqindjen e armeve per shkaterrim’.

Top Channel