Meta pret ambasadorin e Arabisë Saudite

07/11/2013 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të enjten ambasadorin e Arabisë Saudite në Shqipëri, Abdullah Abdulaziz Al-Abdulkarim.

Kryetari i Kuvendit Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Arabisë Saudite duke theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të njohin zhvillime edhe më dinamike.

“Ekziston një traditë dhe mirëbesim i shkëlqyer mes dy popujve, si një bazë që ne duhet ta shfrytëzojmë për rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes dy vendeve”, u shpreh Meta.

Nga ana e tij ambasadori Al-Abdulkarim vuri theksin në marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Arabisë Saudite dhe Shqipërisë, dhe shprehu vullnetin për t’i intensifikuar ato më tej në të gjitha fushat.

Top Channel