Gjyqtarja nuk pranon 1000 euro, procedim avokatit

30/10/2013 00:00

Një gjyqtare në Shkodër nuk ka pranuar një ryshfet 1000 euro, ndërsa
prokuroria ka urdhëruar arrestimin e avokatit Ilirjan Dyzeni.

Sipas hetimeve, një shtetase në Lezhë ka qenë në një proces gjyqësor civil me ish-bashkëjetuesin e saj, për kujdestarinë e fëmijës.

Nëpërmjet tyre ka pasur kallëzimi kundër njëri-tjetrit, se ata nuk e meritonin kujdestarinë e fëmijës. Shtetasja D.P ka pasur si avokat Dyzenin. Ky i fundit i ka thënë se një i njohur i tij, ka takuar gjyqtarin e çështjes dhe i ka kërkuar 1000 euro për kujdestarinë.

Më pas, D.P ka bërë kallëzim në polici. Sipas përgjimeve, avokati i drejtohet kallëzueses me shprehjen “Tashi a i ke gjet paret e cucës?”. Biseda vazhdon dhe avokati përsëri i thotë kallëzueses “Ne ia thamë, me ja rrëzu kërkesën atij dhe me ia lënë kujdestarinë asaj, dua një mijë euro”. Më vonë, gjatë një bisede mes avokatit dhe kallëzueses, Dyzeni i ka thënë gjyqtari nuk i ka marrë paratë, duke thënë se kishte arsyet e saj dhe se do t’i ndihmonte.

Top Channel