Në mbledhjen e fundit të qeverisë janë miratuar një sërë vendimesh. Njëri prej tyre ka të bëjë me ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë CEZ.

Vendimi ka si qëllim ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga ministri i Energjitikës dhe Industrisë për negocimin me CEZ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura me shtetin shqiptar.

Një tjetër vendim lidhet me miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak e financiar ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj turke.

Kjo marrëveshje konsiston në marrjen e një ndihme me vlerë 1.137.500 dollarë për blerje të materialeve e pajisjeve ushtarake, si dhe vizita, trajnime e kurse personeli, si kontribut për projektin e modernizimit të aeroportit të Kuçovës.

Ndërsa dy vendime të tjera lidhen me lirimin nga detyra të zotit Zhani Ciko dhe emërimin në postin e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të zotit Ilir Kërni. Ndërkohë, Galerinë Kombëtare të Arteve do ta drejtojë Artan Shabani.

Top Channel