Tepelenë, dhunuan të moshuarit, dy të rinj në pranga

07/10/2013 00:00

Zbardhet grabitja e dy të moshuarve në fshatin Arrëz e Madhe, në
Tepelenë. Policia lokale la vënë në pranga si autorë të dyshuar të
ngjarjes vëllezërit Orjan dhe Emiljano Shehun, përkatësisht 26 dhe 18
vjeç.

Sipas policisë, dyshohet se të rinjtë  pasi e kanë dhunuar në banesë çiftin e bashkëshortëve u kanë marrë edhe një shumë të hollash.

Vëllezërit Sali dhe Hydajet Hoxha 80 dhe 82 vjeç janë dhunuar dhe grabitur për të dytën herë në fshatin Arrëz e Madhe në Tepelenë.

Të moshuarit janë në gjendje të rëndë në spital si pasojë e plagëve që kanë marrë. Vëllezërit Hoxha janë grabitur gjithashtu edhe natën e 24 korrikut, një ngjarje për të cilën vijon të jetë në burg 24-vjeçari M.Shehu.

Top Channel