Fshati i braktisur në Mallakastër

06/10/2013 19:40

Banorët kërkojnë ndihmë, rrëshitja e tokës dëmtoi shtëpitë

Shkak për këtë është bërë shkarja masive e tokës, më 25 shkurt 2013, e cila dëmtoi rëndë shtëpitë. Të mbetur në mëshirë të fatit, disa nga 11 familjet e dëmtuara janë ndihmuar për strehim nga komuna, ndërsa të tjerët jetojnë te të afërmit e tyre.

Ndërkohë, pjesa tjetër e fshatit është larguar, si pasojë e frikës së shembjes së shtëpive. Megjithëse në ditën e fatkeqësisë natyrore, në mbështetje të banorëve kanë ardhur shumë pushtetarë, madje edhe ministrat e institucioneve përkatëse, 8 muaj më vonë askush nuk është interesuar më për fatin e tyre.

Sipas kryetarit të Komunës Qendër në Mallakastër, banorët kërkojnë nga shteti dëmshpërblim.

Veç dëmtimit të shtëpive, shkarja e tokës ka shkatuar dëme shumë të mëdha edhe në prodhimet dhe tokën bujqësore. Ndërkohë që, edhe lagjja tjetër e këtij fshati është krejtësisht e izoluar, si pasojë e dëmtimit të rrugës.

Top Channel