LSI: Basha-Olldashi, jo në garë me Ramën e Metën

16/07/2013 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka
zgjedhur t’i përgjigjet akuzave të vazhdueshme të dy kandidatëve për
kryetar të Partisë Demokratike duke u kërkuar të fokusohen tek gara mes
tyre dhe jo tek lufta sipas tij e humbur me mazhorancen e re të majtë.

“Partia Demokratike e ka humbur garën me Ilir Metën dhe me Edi Ramën. Në garë është Lulzim Basha me Sokol Olldashin, apo anasjelltas, prandaj ata duhet ta bëjnë garën me njëri-tjetri dhe jo duke anatemuar, akuzuar apo duke përdorur etiketime fyese dhe banale ndaj atyre që populli shqiptar, me votën e tij, i bëri mazhorancë. Në të kundërt, pastaj kjo dëshmon që e gjithë ajo fushatë është një butafori, që nuk do të sjellë si produkt rivitalizimin e Partisë Demokratike”, tha Rama.

Zoti Luan Rama, pas takimit me nje delegacion te partise komuniste kineze ka theksuar se LSI eshte ne qeverisje per t’i sherbyer qytetareve dhe jo interesave personale. Sipas tij rritja e kesaj force politike eshte vetem ne fillesen e saj.

Top Channel