Shëngjin, zjarr në një magazinë, dëme materiale

02/05/2013 00:00

Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të përpunimit të peshkut në Shëngjin.
Zjarri që ka rënë rreth orës 9.00 të paradites u përhap menjëherë pasi
në magazinat e firmës “Rozafa Fish” ku ndodheshin materiale prej
polisteroli të cilat shërbejnë në paketimin e produkteve të peshkut.

Nderhyrja e menjehershme e zjarrfiksëve beri qe flaket te viheshin shpejt ne kontroll, brenda nje kohe prej 30 minutash.

Zjarri solli panik jo vetem tek punonjesit e fabrikes, por edhe tek banoret e zones perreth. Per fat te mire gjithcka perfundoi pa te lenduar. Shtabi i Emergjencave Civile ne Prefekture dhe Komuna e Shengjinit thane se kane nisur punen verifikimin e të gjitha dëmëve nga ky zjarr masiv. Zjarri fillimisht ka rene ne tavanin e magazines dhe me pas flaket jane poerhapur me shpejtesi.

Nderkohe qe grupi hetimor ka nisur hetimet per te percaktuar shkaqet e renies se zjarrit. Nderkohe qe nje tjeter zjarr ka rene rrethin e fierit. Nje autobot i ngarkuar me lende djegëse morri flakë pranë një pike karburanti ne fshatin Belinë. ngjarja ndodhi në mesditë kur autoboti i parkuar në ofiçinën e pikës së karburantit mori flakë. Shkak i zjarrit mendohet të ketë qënë një shkëndije elektrikë në pjesën e pasme të automjetit. Zjarrëfiksat e kompanisë ‘Bankers Petroleum’, e cila ka depozitat pranë vendit të ngjarjes kanë ndërhyre duke shuar flakët. Autoboti i përfshire nga flakët rrezikoi seriozisht përhapjen e zjarrit në depozitat e pikës së karburantit dhe të kompansië ‘Bankers’.

Top Channel