Kalaja e Gjirokastrës, historia në muzeun më të ri

29/09/2012 00:00

Një muze i ri me fokus të përgjithshëm është tashmë pjesë e kalasë së
qytetit të Gjirokastrës. Muzeu i çelur pas të paktën 30 vitesh
dokumenton jetesën e banorëve të luginës së Drinos dhe të qytetit të
Gjirokastrës, figurat  me  te spikatura  ne historine e qytetit,
luftërave, por dhe te arsimit, si dhe gjetje  arkeologjike te  Lugines 
se Drinosit, veçanerisht te teatrit  te  Adrianopolit. 

Ne stendat  e muzeut shikon Çerçiz Topullin, Musine Kokalarin, Ismail Kadarene dhe Enver  Hoxhen. Eshte  hera  e pare qe pas 1990 qe figura e diktatorit  Hoxha perfshihet ne nje muze ne vendlindjen e tij. Ne stendat e muzeut bie ne sy nje  koleksion  armesh te vjetra, si dhe veshja tradicionale e Gjirokastres.

Çelja e  ketij muzeu eshte perfshire brenda projektit per rijetezimin e kalase, i cili kap vleren e 500 mije eurove,ku perfshihen 4 donatore angleze dhe amerikane perfshire ketu edhe fondin e ambasadorit amerikan per trashegimine  kulturore.

Sadi Petrela, kreu i fondacionit ‘Gjirokastra’, i cili u mor me ngritjen e muzeut pohon se  çelja e tij na mesoi mbi te gjitha  mundesine per te restauruar armet  apo veshjet tradicionale qe gjenden ne muzeumet e vendit.

Jane 18.000 kostume ne te gjtha muzeumet shqiptare, nje pjese e  te cilave sigurisht qe kane nevoje te restaurohen.Muzeu ende nuk ka formalizuar te plote lejen per hapjen e tij nga Komisioni Shteteror i Muzeve. Sipas Petreles kjo do te zgjidhet pas aprovimit te statusit te muzeut  nga ana  e keshillit bashkiak Gjirokaster.

Muzeu i Gjirokastrës i shtohet fondit të muzeumeve  te tjere te ketij qyteti si Muzeu Kombëtar i Armeve dhe Muzeu Etnografik i vendosur në shtëpinë e Enver Hoxhës. Të dy këta muze që nuk u rikonceptuan asnjëherë që prej celjes së tyre po shkojnë drejt degradimit prej mungesës së investimeve.

Top Channel