Djegia e “Koha Jonë”, Lesi kërkon paratë

25/09/2012 00:00

Gjykata e Tiranës e shtyu për të hënën vendimin për padinë e shoqërisë
‘Koha Jonë’, e cila ka paditur Këshillin e Ministrave, Ministrinë e
Brendshme dhe Ministrinë e Financave për djegien e redaksise se gazetës
‘Koha Jonë’ në 2 mars 1997.

Gjate seancen me dyer te mbyllura ku u paraqiten pretendimet perfundimtareve te paleve avokatja e botuesit Nikollë Lesi deklaroi se nga djegia e gazetes ‘Koha Jone’ eshte cenuar çështja e mbrojtjes juridike te medias se lire.

Ne kete proces civil pala e demtuar kerkon te demshperblehet per djegien e redaksise ne shumen e 63 milione lekeve.

Duke qene se procesi u krye pa pranine e kamerave ne dalje te seances Nikollë Lesi deklaroi se do t’i drejtohet kreut te Keshillit te Larte te Drejtesise per njerin prej gjyqtaret e çeshtjes, pasi sipas tij ka te dhena te dyshimta per kete gjyqtar. Zoti Lesi deklaroi gjithashtu se vendimi eshte parathene.

Top Channel