Sarandë, sherri verbal degradon në armë

31/08/2012 17:10

Një sherr verbal mes dy personave në qytetin e Sarandës ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, që i kanë marrë jetën një personi.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktimë e të shtënave ka mbetur shtetasi Ardian Beqiri, 45 vjeç.

Sipas burimeve, personi që ka qëlluar është identifikuar si Ferdinand Xhango, i cili në sherr e sipër ka mbetur edhe vetë i plagosur.

Ndërkohë, një person i tretë, ka mbetur po ashtu i lënduar pasi po kalonte rastësisht pranë dy protagonistëve të sherrit.

Autori i krimit dhe personi tjetër i plagosur, shtetasi Orest Ziflaj, janë dërguar në spitalin e qytetit bregdetar, ku ndodhen nën mbikëqyrjen e mjekëve, por edhe të policisë.

Top Channel