Shërbim social në shtëpi për të moshuarit

30/08/2012 00:00

Të vetmuar dhe të plakur. Kështu  i shtyjne ditët qindra të moshuar në
të gjithë vendin, të cilët jetojnë të vetëm dhe pa asnjë përkrahje.

Ata mbajne frymen gjalle vetem me pensionin qe marrin, nderkohe qe nevojat e tyre jane shume here me te medha dhe jo vetem financiare. Ministri i Punes Spiro Ksera tha se po punohet per hartimin e projektligjit per moshat e treta, i cili pritet te kalohet per miratim pas dy muajsh. Ne kete draft parashikohet ndertimi i shume rezidencave per te moshuarit, si dhe dhenien e ndihmes ekonomike, shendetesore dhe sociale ne shtepi.

“Ligji me një kapitull të vecantë mbështet këta të moshuar me shërbime atje ku ndodhen. Eshtë një kapitull i vecante me një buxhet të vecante, ku strukturat shtetërore i mbështesin të moshuarit në shtëpitë e tyre”, thotë Ksera.

Fatura financiare e ketij projektiligji po diskutohet nga eksperte shqiptarë dhe te huaj, te cilet mbeshteten nga UNFPA. Ne gjithe vendin, vetem 1800 te moshuar kane mundesi te qendrojne ne rezidenca per te moshuarit nderkohe qe zyrtarisht paraqiten mbi 120 kerkesa ne vit.

“Ka kosto financiare, buxheti do të përballohet nga Ministria e Punës dhe e Shanseve të Barabarta”, tha Ksera.

Shqiperia eshte nje nder vendet qe kercenohet nga plakja. Ne gjithe vendin numerohen mbi 500 mije te moshuar qe trajtohen me pensione, por numri i tyre pas disa vitesh do te rritet. Kreret e Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Shendetesore treguan sesa eshte buxheti qe shkon per pensione dhe per rimbursimin e barnave çdo vit per kete kategori.

Top Channel