Ekonomia, sërish pesimizëm

16/07/2012 20:05

Vrotjimi i fundit i Bankës së Shqipërisë, duke matur treguesin e besimit në ekonomi, tregon se situata vazhdon të përkqësohet.

Sipas vrojtimit, treguesi i besimit edhe për muajt prill-qershor ka rënë me 1.3 pikë krahasuar me tre muajt e parë të vitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e besimit është më e butë se më parë, por sërish ajo është ndjeshëm nën nivelin mesatar.

Përkeqësimi i treguesit të besimit për të ardhmen në ekonomi ka në të gjithë sektorët, si nga biznesi ashtu edhe nga konsumatori. Por rënia më madhe e besimit vihet re tek konsumatorët, në sektorin e shërbimeve por edhe në industri.

Vlerësim pesimist i biznesit në sektorin e industrisë lidhet, sipas Bankës së Shqipërisë, ngushtë me rënien e prodhimit në këtë sektor, si dhe me punësimin.

Ndërsa në sektorin e shërbimit, pesimizmi i bizneseve pas një periudhe lehtësie në fillim të vitit është përkqësuar sërish.

Sipas biznesit, kjo situatë pesimiste lidhet me rënien e kërkesës së konsumatorëve, punësimit por edhe investimeve.

Përkeqësimi i besimit konsumator gjatë  tremujorit të dytë, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, u vu re në të gjitha drejtimet.

Kosumatorët kanë shfaqur gjatë kesaj periudhe prirje të vogla për të kryer blerje me shuma të mëdha dhe janë treguar pesimistë dhe për kursimet, për shkak të përkeqësimit të situatës së tyre financiare.

Kjo, sipas vrojtimit, është shkaktuar nga rritja e kostos së jetesës, por edhe nga rritja e papunësisë. Megjithatë, konsumatori shprehet optimsit për të ardhmen e ekonomisë.

Top Channel