Ambientalistë dhe përfaqësuesit e mbrojtes së trashëgimisë kulturore e historike, të cilët kanë qenë pjesë e panairit të mbështetur nga Ambasada Amerikane, kanë përfituar nga vizita e ambasadorit për ta njohur me problemin më të fundit mjedisor, atë të prerjes së pemëve në Liqenin Artificial.

Artan Lame, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore: Sic ju e dini ka disa ditë që po priten një pjesë e pemëve tek Parku i Liqenit, jo më larg se sa 100 metra nga zyra juaj. Ka 2-3 që ka patur 2 ose 3 shkrime dhe intervista nëpër televizione për këtë cështje, dhe deri më tani s’kemi marrë asnjë përgjigje se kush i preu pemët? A ka leje për këtë gjë? A është informuar publiku për këtë gjë dhe gjithë procedurat e tjera?

Artan Shkreli, arkitekt: ne duam që kjo pjesë e trashëgimisë kulturore të shpëtohet. Nuk jemi kundër rrugës, e dimë që rruga sjell zhvillim, sjell punësim dhe lidh atë lagjen e qytetit që është bërë në Sauk me kryeqytetin, lidh edhe aktivitetet ekonomike, që janë bërë aty dhe që janë shumë të rëndësishme. Mendoj që një raport për impaktin mjedisor duhej bërë paraprakisht dhe shoqatat ambientaliste duheshin konsultuar në këtë cështje.

Xhemal Mato, ambientalist: Problemi që nga cdo anë kafshohet cdo ditë nga privatët, realisht ky park, prej gjashtë muajsh ne luftojmë me bashkinë që t’i jepet një status mbrojtës, dhe ky park nuk ka një status mbrojtës, akoma njihet më shumë për pronarët se sa një park për publikun.      

Prerja e pemëve në Parkun e Liqenit Artificial, mungesa e transparencës ligjore në të gjithë procedurën ka shqetësuar këta qytetare të cilët, gjatë këtyre ditëve po ngrënë zërin për një cështje që ata e quajnë të drejtë.

Ditën e premte, ambientalistë e qytetarë do të kryejnë një protestë paqësore në vendin ku janë prerë dhjetra pemë.

Top Channel