Gjirokastër,shtohen dhuruesit e gjakut

11/05/2012 00:00

Rreth 60 studentë dhe disa dhjetëra forca të policisë dhe zjarrfikëses
kanë dhuruar gjak gjatë ditëve të fushatës të shpallur nga Kryqi i Kuq
në Gjirokastër.

Perfaqësuesit e Kryqit të Kuq bëjnë me dije se shifrat flasin për rritje të numrit të dhuruesve në të gjithë  qarkun e Gjirokastrës, i renditur me një numër tradicionalisht të ulët dhuruesish. Ajo qe vlen te permendet sipas koordinatores kombetare te Kryqit të Kuq për dhurimin e gjakut Xhuljeta Muçollari është fakti se shume vullnetare i jane bashkuar kesaj nisme.

Shqetesuese mbeten zonat rurale dhe niveli i ulet i higjienizimit te qendrave shendetësore ne keto zona. Dhuruesit nga keto zona jane te prekur nga lloje te ndryshme te hepatitit. Ne menyre rastesore fushata e dhurimit ka nxjere ne pah edhe nje tjeter problematikë të ndjeshme ne fushen e shendetit publik ne rajonin jugor. Rastet e perjashtuara nga dhurimi kane qene mbi 20 mes studenteve per shkak te pranise se anemise, peshes se ulet trupore dhe infeksioneve te ndryshme.

Top Channel