Farkë, mbytet në liqen 13-vjeçari

02/04/2012 17:50

Polumbarët arritën të gjejnë në ujërat e Liqenit të Farkës trupin e pajetë të 13-vjeçarit që u mbyt rreth orës 15:00 teksa ishte duke u larë me shokët e tij.

Me të marrë lajmin, policia mbërriti në vendngjarje dhe më pas kërkoi ndihmën e forcave RENEA për gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të 13-vjeçarit.

Durrës, mbyten dy të rinj

Ndërkohë, po ditën e hënë, forcat RENEA u angazhuan në një tjetër operacion për gjetjen e trupave të pajetë të dy të rinjve që ishin mbytur në lumin Ishëm në Durrës.

Dy të rinjtë, rreth 20 vjeç, mendohet se janë mbytur pasditen e së dielës teksa ishin duke mbledhur kanaçe dhe bidona kauçuku anës lumit.

Top Channel