Korcë, aksident, vdes 28-vjecari

04/02/2012 18:15

Një aksident i rëndë rrugor në hyrje të qytetit të Korcës i ka marrë jetën një 28-vjecari.

Aksidenti është regjistruar në orët e pasdites së shtunë, kur drejtuesi i mjetit tip Kia, Elton Kujtimi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur fuqishëm me një kolonë betoni në anë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen 28-vjecari Aldi Dervishi. Në mjetin e drejtuar nga Elton Kujtimi, 29 vjec, ndodheshin edhe dy shtetaset Laerta Xhani dhe Erlinda Kujtimi.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e saj. Nga të dhënat paraprake dyshohet se makina ka dalë ka dalë jashtë kontrollit për shkak të akullit në rrugë.

Top Channel