Itali, sekuestrohet drogë, pranga dy shqiptarëve

19/01/2012 00:00

Do te kishte sjelle nje fitim prej 5 milione eurosh droga e kapur ne nje kamion ne afërsi te Firences.

Karabinieret arrestuan dy shtetas shqiptare qe me automjetin e tyre po transportonin 40 kilograme kokaine, e cila mendohet se vinte nga Hollanda. Dy shqiptaret, 47 dhe 52 vjeç me banim ne qytetin verior te Bergamos, duket se kane shfrytëzuar prej kohesh aktivitetin e tyre si transportues te nënprodukteve te qumështit per te shperndare edhe drogen.

Ajo u gjet e ndare ne 38 pako dhe e fshehur ne kamionin e ngarkuar me kos dhe djahte. Ishte e mbeshtjelle me qese qe vinin nje ere te forte mentoli, gje qe me sa duket gënjen qente anti-droge.Vetem nje dite me pare ne Ancona forcat e rendit kapen nje tjeter shtetas shqiptar me nje sasi me te vogel droge; ai kishte pasur idene ama ta fshihte ate ne nje qese orizi.

Top Channel