Akte dhune janë regjistruar ditën e mërkurë në Sarajevë, gjatë një manifestimi të veteranëve të ushtrisë boshnjake, të cilët kundërshtojnë masat e qeverisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave protestuesit u përleshën me forcat e policisë kur ishin mbledhur përpara selisë së qeverisë.

Sipas burimeve, nga përleshjet 13 persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Veteranët e luftës protestojnë ndaj planit të qeverisë për të shkurtuar përfitimet e tyre.

Top Channel