Zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Gordon ka rikonfirmuar qendrimin e SHBA se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Gordon i ka bërë apel Serbisë që të angazhohet seriozisht në bisedimet për cështje teknike me Kosovën, të cilat sipas tij do të ndikonin pozitivisht edhe tek pakica serbe.

“I bëjmë thirrje Beogradit që të gjejë mënyrën për të bashkëpunuar me Prishtinën për cështjet humanitare, të cilat do të përmirësonin edhe cilësinë e jetesës së serbëve”, ka deklaruar Gordon.

Ai ka konstatuar më tej se Serbia është një vend me qeveri demokratike, që do të bashkëpunojë me të gjithë fqinjët e saj, përvec Kosovës.

Top Channel