Ekstradohet i kerkuari per trafik femrash

03/10/2009 08:55

Ekstradohet nje i kerkuar per trafik femrash dhe i denuar me shtate vjet burg. Ilir Lleshi eshte sjelle me pranga dje nga Greqia, nderkohe qe u eshte dorezuar burgjeve.

Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi i 34-vjeçarit nga Elbasani u krye rreth ores 15:50, pas nje bashkepunimi mes Interpol-Tiranes dhe homologeve te tyre te Athines.

Sipas te dhenave, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr. 86, date 04 prill 2005, e ka denuar shtetasin e mesiperm me shtate vjet heqje lirie dhe nje milion leke gjobe, per kryerjen e vepres penale te “Shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese”.

Gjykata e Apelit ne Durres, me vendimin nr. 129, date 30.03.2006, ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr. 86, date 04.04.2005, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan. Burimet policore shpjegojne se ka te beje me trafikimin e nje vajze te re vite me pare. Sipas dosjes penale ne ngarkim, personi i ekstraduar ka strehuar ne banesen e tij, ne vendin e quajtur “Telemadhia” ne Greqi, shtetaset M.B. dhe B.L.

“Pas disa ditesh qendrimi, shtetasi Ilir Lleshi i ka kerkuar shtetases M.B. te punoje si prostitute, me pretekstin se kishin nevoje per te ardhura financiare. Dhe kjo kerkese eshte bere vazhdimisht nga ai. Shtetasi Ilir Lleshi ka ushtruar dhune psikike mbi te dhe e ka detyruar te kryeje me dhune akte seksuale me shtetas greke, derisa ka nderhyre policia greke dhe me pas M.B. u eshte dorezuar autoriteteve shqiptare”, deklarohet ne dosje. Me pas, e demtuara ka denoncuar prane autoriteteve shqiptare, te cilat kane kerkuar nga shteti helen arrestimin e ketij personi.

Top Channel