Ambasadori i SHBA-ve ne Shkup, Philip Reeker, shprehu shqetesimin e tij, ne lidhje me mungesen e zbatimit te ligjit mbi organizatat fetare ne Maqedoni.

“Ne ne Ambasade dhe Qeveria e Shteteve te Bashkuara e monitorojme nga afer statusin e organizatave fetare ne Maqedoni. Nje vit me pare, une e kam pershkruar ligjin mbi organizatat fetare ne Maqedoni si model per rajonin. Ky eshte nje ligj shume i mire, por duhet te implementohet ne fjale dhe vepra”, theksoi Reeker.

Sipas tij, kjo ceshtje po i godet grupet fetare, duke perfshire edhe grupet nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel