Rama: Fitoi Shqiperia evropiane

28/06/2009 19:48

Kryetari i Partise Socialiste ka dale per here te pare ne kete dite zgjedhjesh per publikun, duke falenderuar pikesepari votuesit, te cilet treguan qytetari me pjesemarrjen e tyre masive.

Pavaresisht disa problemeve te vogla, Rama u shpreh se eshte realizuar objektivi i garantimit te procesit dhe qetesise per votimin e lire dhe te qete.

Rama ka vleresuar edhe punen e Policise se Shtetit, nderkohe qe thekson se ne fazen e dyte te procesit qe eshte transportimi i kutive te votimit duhet garantuar ruajta e integritetit te plote te procesit.

Kreu socialist i dergon nje mesazh qytetareve te ketij vendi, qe te ruajne dhe percjellin me kujdes kutite neper qendrat e numerimit.

“Mesa duket e kemi fituar kete beteje, po duhet te kuptojme se principi i exit poll, nuk mund te na jape asgje te qarte ne kete vend, sepse njerezit qe kane votuar per opoziten nuk jane shprehur te lirshem”, u shpreh Rama.

Kreu socialist tha se do te respektohet domosdoshmeria per zhvillimin e qete te procesit dhe populli shqiptar te lexoje i pashqetesuar vendimin qe sot ka marre me dinjitetin e nje populli evropian.

Rama u bashkua ne nje pike me qendrimin e kundershtarit te tij, Sali Berisha, duke vleresuar se ne keto zgjedhje nuk ka te humbur, pasi ka fituar Shqiperia evropiane.

Top Channel