FIA: Jemi prane marreveshjes me skuderite

15/06/2009 14:50

Federata Nderkombetare e Automobilizmit ka leshuar nje sulm te fuqishem te gjithe atyre qe po perpiqen te ndalojne nje marreveshje mes FIA-s dhe FOTA-s.

“Te enjten e kaluar presidenti i FIA-s Max Mosley eshte takuar me nje delegacion te FOTA-s te perbere nga Ross Brawn perfaqesues i BrawnGP, Stefano Domenicali perfaqesues i Ferrarit, Christian Horner perfaqesues i Red Bull, John Howett perfaqesues i Toyota dhe Simone Perillo perfaqesues i FOTA-s. Gjate takimit FOTA ka njohur te drejten e FIA-s per te inkurajuar hyrjen e skuderive te reja ne ne kampionatin e vitit 2010 duke arritur edhe nje marreveshje teknike. Ekspertet financiare te te dyja paleve duhet se shpejti do te merren me detajet e marreveshjes dhe me mbylljen e saj. FIA cuditet nga disa anetare te FOTA-s te cilet nuk kane qene pjesemarres ne marreveshje kane mohuar ne menyre arritjen e nje marreveshje, duke e perkufizuar takimin nje ‘humbje e kot kohe”- thuhet ne komunikaten e FIA-s.

Rregullorja e kampionatit boteror te 2010 e kundershtuar nga shume skuderi eshte bere “molla e sherrit” mes FIA-s dhe FOTA-s dhe te dyja palet po perpiqen te arrijne nje konsenus te perbashket.

Top Channel