Ekleston kerkon paqe mes Fota-s dhe FIA-a

14/06/2009 10:20

Berni Ekleston nuk shfaqet i shqetesuar nga “lufta” ndermjet FIA-s dhe FOTA-s, e cila duket se ka mberritur ne piken kritike.

Bosi i cirkuiteve deklaroi: “Deshiroj t‘u kerkoj te gjitheve qe te jene te qete dhe te mos hedhin balte publikisht ose pas shpines. Them vetem se kjo situate duhet te zbutet disi”. Me tej, Ekleston shprehet i bindur se te gjitha skuadrat do te paraqiten ne piste ne Boterorin 2010 te Formula 1.

Nderkohe, presidenti i Ferrarit, Luka Montezemolo, ka folur nga Le Man, duke konfirmuar se shanset qe “kokekuqja” te garoje jane minimale. “Dikush kerkon qe F.1 te shnderrohet ne F.3. FOTA eshte e bashkuar dhe kerkon te zbatohen rregullat”, tha ai.

Top Channel