Moldavi, nis rinumerimi i votive

13/04/2009 11:15

Gjykata Kushtetuese ne Moldavi urdheroi rinumerimin e votave nje jave pas zgjedhjeve parlamentare. Gjithashtu, kontrolleve do t’u nenshtrohen edhe listat e zgjedhesve.

Gjykata i dha komisionit zgjedhor nje afat prej nente ditesh, duke pranuar kerkesen e opozites qe akuzon per manipulim te zgjedhjeve komunistet. Thuhet se ne listat e votuesve bejne pjese persona qe kane vdekur prej kohesh.

Ne kryeqytetin Chisinau mijera vete protestuan serish kunder fitores se komunisteve ne zgjedhje dhe nderhyrjes se forcave te sigurise ne demonstratat e javes se shkuar. Ne zgjedhjet e 5 prillit partia komuniste presidentit Vladimir Voronin fitoi 60 nga 101 vendet ne parlament.  

Top Channel