Lazarat, kapen 500 kg marijuane, dy ne pranga

08/03/2009 14:10

Rreth 500 kilograme lende narkotike e dyshuar si marijuane eshte  sekuestruar nga policia ne fshatin Lazarat.

Nje pjese e ngarkeses ishte bere gati per t’u transportuar me nje fugon, nderkohe qe Prokuroria e Krimeve te Renda konfirmoi paraprakisht se droga ishte e destinuar per ne Greqi. Policia arrestoi gjate operacionit “Darka jashte” xhaxha e nip, Beqir Avdulin 44 vjec dhe Hasan Avdulin 27 vjec, te dy keta banore te Lazaratit.

Behet e ditur se nje pjese e lendes narkotike u zbulua ne magazinen e 44 vjecarit. Per te arrestuarit rendon akuza e trafikimit te lendeve narkotike.

Nderkaq, nje 37 vjecar nga Kruja eshte arrestuar me 2 kilograme kokaine gjate tentatives se tij per t’iu shmangur kontrolleve te Policise Rrugore ne Lezhe. Por pasi ai ka mundur t’i shpetoje postbllokut, policia ka konfirmuar targen, i ka shpallur ato ne kerkim dhe nje tjeter postbllok ne hyrje te Tiranes e ka ndaluar trafikantin

Top Channel