Sejdiu: Kosova e pavarur, fale sakrifices se Rugoves

21/01/2009 12:45

“Kosova e pavarur eshte kontribut i punes dhe veprimtarise politike te Ibrahim Rugoves”. Keshtu u shprehen kreret me te larte te Kosoves, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaci, te cilet bene homazhe para varrit te ish-presidentit, ne trevjetorin e ndarjes se tij nga jeta.

Kryesia e LDK-se, themeloi fondacionin per Liri, Pavaresi dhe Demokraci, “ Ibrahim Rugova”. Personalitetet politike vleresuan Rugoven si njeriu qe dha kontribut te cmuar per krijimin e shtetit te Kosoves.

“Rugova bashke me Adem Jasharin, komandantin legjendar te UCK-se, mbeten binom i pashkeputshem per luften, rezistencen, per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Sot fale ketyre sakrificave kemi Kosoven e pavarur te njohur nga 54 shtete”, tha Sejdiu.  

Top Channel