E premte, 01 Dhjetor 2023
21:00
Një mbrëmje e gjatë nën hapat e kërcimit, pas pak “Dancing With The Stars” në ekranin e Top Channel

“Dancing With The Stars” pritet të startojë pas pak, ndërsa mbrëmja do të jetë e gjatë nën hapat e kërcimit të konkurrentëve që do të performojnë.

20:58
“Ten Hag, kujdes!”/ Carragher: Onana më i dobët se një portier i të rinjve

Jamie Carragher është treguar i ashpër me portierin Andre Onana.

20:51
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë këtë të premte

Bombardimet izraelite në shtëpitë dhe ndërtesat e Rripit të Gazës i kanë vrarë rreth 100 njerëz, sipas zyrtarëve shëndetësorë në këtë enklavë, pasi luftimet rifilluan të premten pak minuta pasi skadoi marrëveshja e armëpushimit.

20:45
E sëmura me probleme të shëndetit mendor humb kempin, nuk kishte para të paraqitej në Tiranë

Emisioni Fiks Fare solli rastin e Valbona Vasiu nga fshati Savër i Lushnjes, e cila ankohet se motrës së saj me probleme të shëndetit mendor i kanë hequr kempin.

20:31
‘Gzo n’Shkodër’/ Qyteti zbukurohet për festat e fundvitit

Shkodra ka nisur të ndriçojë e të zbukurohet si asnjëherë më parë.

20:22
SHBA, Marin Mema vlerësohet nga shoqatat shqiptare

Tre shoqata të shqiptarëve të Malit të Zi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Ulqini”, “Kraja” dhe “Ana e Malit”, kanë organizuar në New York festën e përvitshme të pavarësisë.

20:10
“5 Herë Jo”/ Trailer i fundit konfimon zyrtarisht datën e premierës së filmit!

Mes suksesit të padiskutueshëm të “Në kuadër të dashurisë”, ka ardhur koha të flasim për një tjetër film shqiptar. Një tjetër komedi romantike që parashikojmë se do të përqafohet gjithashtu shumë nga publiku i gjerë.

20:04
Dhjetori i festave! Shkodra vezullon nga dritat, Rama: Dhe thonë pastaj ç’rëndësi ka vota

Kryeqendra e veriut është gati për festat e fundvitit, ndërsa nën prezencën e dhjetëra shkodranëve, kryetari i Bashkisë Benet Beci ka ndezur dritat e festës.

20:03
Shtëpi-muze për Petro Markon/ 2023-shi është viti kushtuar shkrimtarit

Apartamenti i një prej shkrimtarëve më interesantë të letërsisë shqipe, Petro Marko, tashmë i është nënshtruar kurimit për t’u kthyer në shtëpi-muze.

19:56
Romët dhe egjiptianët/ Platforma për çështjet e arsimimit dhe të punësimit

Romët dhe egiptianët në Shqipëri do të kenë tanimë një platformë të tyrën, ku do të parashtrojnë problematikat.

19:51
Këngëtarja izraelite proteston kundër OKB-së për dhunën e Hamasit ndaj grave

Një këngëtare izraelite ka publikuar një video muzikore duke theksuar atë që ajo e përshkruan si “heshtje” nga Kombet e Bashkuara mbi dhunën ndaj grave prej militantëve të Hamasit gjatë sulmit të tyre në Izrael më 7 tetor.

19:49
Ekzekutimi i Liridona Murselit/ Dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit: Naimi më dha 30 mijë euro për të vrarë gruan

“Naimi më pagoi për të vrarë gruan e tij”, është shprehur në gjykatë bashkëpunëtori në vrasjen e Liridona Murselit.

19:46
Shkeli rregullat e Policisë së Shtetit, përjashtohet kryekomisari Stiljan Pasho

Kryekomisari Stiljan Pasho është përjashtuar nga Policia e Shtetit, pasi një ditë më parë u arrestua pas dyshimeve për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.

19:40
Inflacioni e papunësia peshojnë në ekonominë e R.D. të Kongos para zgjedhjeve

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi po bën fushatën e rizgjedhjes me premtime për të krijuar më shumë vende pune, teksa mandati tij i parë u shënua nga rritja ekonomike por dhe inflacioni e rritja e kostove të jetesës, shkruan rrjeti AFP.

19:33
Ekskluzive/ Dyfishohen truprojat e prokurorëve! Njësia RES me 103 anëtarë, shtimi pas kërcënimeve

Janë dyfishuar truprojat speciale që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi apo nga të korruptuarit.

19:30
Përsëritet incidenti brenda pak ditësh, shpërthen treni në hekurudhën ruse në Siberi

Një tren ka shpërthyer këtë të premte në linjën e hekurudhës ruse në rajonin Siberian, Buriatia.

19:23
Gabriela, ‘mollë sherri’ mes Serxhos dhe Saides! Çifti debatojnë ashpër në Për’puthen, Saide shpërthen në lot

Romanca mes Serxhos dhe Saides ka parë edhe ditë më të mira në Për’puthen.

19:12
Gjykata e OKB urdhëron Venezuelën të mos ndërhyjë në çështjen e Guijanës fqinje

Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë ka urdhëruar sot Venezuelën të mos veprojë për të prishur gjendjen aktuale në Guijana, dy ditë para një referendumi të rëndësishëm në Karakas, për territorin e pasur me naftë.

19:00
Buxheti 2024/ Nga Teatri Kombëtar te Muzeu i Artit Modern, Veliaj: Do kemi hapësirat më të bukura për artin dhe kulturën në Tiranë

Në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2024, me fokus te arsimi dhe kultura, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ndal te projekti i Teatrit të Ri, Muzeu i Artit Modern, Muzeu Etnografik, Qendra e Panaireve, Teatri i ri i Kukullave, etj.

18:57
Prishja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, reagon Sunak: Thellësisht zhgënjyese

Prishja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është konsideruar nga Rishi Sunak zhgënjyese.

18:51
Dhoma e Përfaqësuesve përjashton ligjvënësin George Santos

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për të përjashtuar kolegun e tyre George Santos, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve të fushatës.

18:35
Lufta Izrael-Hamas! Mbi 13,300 palestinezë të vrarë, dy të tretat e viktimave gra dhe të mitur

Më shumë se 13,300 palestinezë janë vrarë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi, e cila nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve. Në bilanc, Hamasi thekson se afërsisht dy të tretat e viktimave janë gra dhe të mitur.

18:29
Ancelotti: Icardi te Reali? Jo, po presim një tjetër sulmues…

Emri i Mauro Icardit është lidhur me Realin e Madridit gjatë ditëve të fundit, por për të shuar shpresat e sulmuesit argjentinas ka menduar Carlo Ancelotti.

18:24
“Integrimi”, blofi i preferuar i Greqisë

Nga ENDRI ARIZI – Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë këtyre muajve të fundit janë krisur.

18:19
‘Zonja e shtëpisë’ kërkon 200 $ për person nga familjarët e ftuar në darkën e Krishtlindjeve

Carla Bellucci kishte qenë edhe më parë në faqet e mediave pasi kishte arritur të bënte një operacion plastik falas në sistemin shëndetësor publik në Britani, duke pretenduar se ‘vuante nga depresioni.’

18:13
Video/ Momenti kur polici përplaset në vijat e bardha, makina e “fluturon në ajër”

Top Channel ka siguruar videon e momentit kur polici u përplas nga një makinë në vijat e bardha, natën e kaluar

18:06
Shpërthen edhe një tren tjetër në hekurudhën ruse në Siberi

Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekurudhës ruse në rajonin siberian, Buriatia. Ky është treni i dytë që shpërthen brenda pak ditësh.

18:01
“Dokumentet përshkruanin çdo gjë”/ New York Times: Izraeli e dinte për planin e sulmit të Hamasit që një vit më parë

New York Times pretendon se zyrtarët izraelitë e dinin për planin e sulmit të 7 tetorit, që kryen militantët e Hamasit në Izrael, një vit përpara se të ndodhte.

17:48
Dy oficerë vriten nga shoferi ‘me aftësi të kufizuara’ teksa kryenin kontroll në autostradën e Las Vegas

Dy oficerë policie në Nevada janë goditur për vdekje nga makina e një shoferi me paaftësi mbrëmë në Las Vegas teksa kryenin kontrollin e një makine në një prej autostradëve më të ngarkuara të këtij shteti.

17:47
Euro 2024, Ramadani: Shqipëri e fortë, dua këto tri skuadra në grup

Ylber Ramadani është rikthimi i madh i Lecces për takimin e së dielës përballë Bolognas në “Via del Mare”. 

17:42
Stoltenberg: Ka ardhur koha që Turqia ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ka kërkuar presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të lejojë Suedinë të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.

17:33
Arnita injoron keq emrin e Enxhi Nasufit! Në ‘piknikun e akullt’ zgjidhen katër finalistët e “Dancing With The Stars”

Dy nga çiftet, Sardi, Ensa dhe Arnita me Enin, kanë ‘braktisur’ sallën e provës për të kaluar disa momente relaksuese në një piknik anës liqenit.

17:33
U raportua si vrasje nga grabitësit/ Arrestohet bashkëshorti i Liridona Murselit

Autori i vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që tronditi Kosovën në 29 Nëntor, dyshohet së është vetë bashkëshorti i saj.

17:27
Buxheti 2024/ Veliaj: Shkolla, kopshte me të njëjtën cilësi si në qendër, edhe në periferi

Kopshtet, shkollat dhe çerdhet e reja që janë ndërtuar dhe do të ndërtohen në kryeqytet gjatë vitit të ardhshëm, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë prezantimit të projektbuxhetit të vitit 2024, nga shkolla e re “Kosova”.

17:21
Izraeli planifikon fushatën globale të atentateve, shkruan ‘Wall Street Journal’

“Agjentët izraelitë po planifikojnë një fushatë të gjerë antetatesh për të vrarë liderët e Hamas që jetojnë në Liban, Turqi e Katar, kur të përfundojë agresioni në Gaza”, thoshte sot një zyrtar i paemëruar për rrjetin amerikan ‘Wall Street Journal’.

17:09
Ndërron jetë në moshën 95-vjeçare fotografi legjendar, Elliott Erwitt ikona e imazheve bardh e zi

Fotografi i njohur Elliott Erwitt, i njohur për imazhet e sinqerta dhe shpesh qesharake bardh e zi, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

17:04
“Daily Mail” ironizon kryeministrin Sunak: Në samitin e klimës u prezantua si lider, por u spostua pas Ramës

Rishi Sunak këmbënguli se Britania mbetet ‘lider’ në çështjen e ndryshimin e klimës, por fotoja familjare e samitit të Cop28 tregon të kundërtën.

16:49
Terapia ‘e shuplakave’ ku pacientët skuqen e nxihen në trup e fytyrë, lë të vdekur britaniken në hotel

Në foto shihet hoteli britanik i shekullit të 19-të ku një grua e moshuar vdiq gjatë një sesioni “terapie shuplakash”, të cilin e moshuara e kishte nisur si mjekësi alternative për të kapërcyer diabetin dhe frikën e saj nga gjilpërat.

16:39
“Të qëndrojë në shtëpi kush nuk beson te titulli”, Pioli i përgjigjet Maldinit: S’jam vetëm

Milani rikthehet në fushë të shtunën përballë Frosinones në “San Siro”, takim që duhet fituar me çdo kusht.

16:32
Jordania dënon rifillimin e luftimeve në Gaza

Jordania dënoi “rifillimin e agresionit izraelit në Rripin e Gazës” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

16:19
Zyrtari i DASH: Hamasi dhe Izraeli flasin në mënyrë indirekte për pengjet

Hamasi dhe Izraeli vijojnë bisedimet në mënyrë indirekte për pengjet dhe SHBA-ja beson se një tjetër pauzë në luftime mund të rifillojë që të premten.

16:16
“Dancing With The Stars” me një kanal në “Instagram”, detaje ekskluzive për ndjekësit

Dancing With The Stars Broadcast Channel është kanali më i ri që në rrjetin social “Instagram”, ku publiku do të mësojë detaje ekskluzive nga spektakli më i madh i kërcimit në Shqipëri.

16:02
Zhduket e dashura modele e ‘DJ’ të ekzekutuar turk, që u torturua për vdekje në Londër

E dashura e prezantuesit radio, DJ Mehmet Koray Alpergin raportohet se është fshehur në Stamboll, pasi refuzoi të jepte dëshminë e saj në gjyqin e dy vrasësve të dyshuar te te dashurit te saj në Britani.

15:49
Irani mbetet sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit, sipas SHBA-së

Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit global vitin e kaluar, duke u përshirë në mbështetjen e rekrutimit të terroristëve, financimit dhe komploteve nëpër Afrikë, Azi, Evropë dhe në të dyja Amerikat, tha Departamenti amerikan i Shtetit raportin e tij për terrorizmin 2022, i cili u publikua më 1 dhjetor.

15:43
Golat më të bukur në kualifikueset e Euro 2024, Asani dhe Asllani në podium

UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”.

15:43
E premtja e Beqajt, ish-ministri paraqitet në gjykatë

Edhe këtë të premte, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka zbatuar vendimin për t’u paraqitur në gjykatë.

15:32
Buta së shpejti baba, zbulon gjininë e bebes

Reperi Buta do të bëhet së shpejti baba.

15:26
Helikopteri bie në autostradën e mbushur me trafik në Spanjë, duke lënë 3 të plagosur

Një helikopter është rrëzuar sot mbi një autostradë të mbushur me trafik në Spanjë pasi u godit papritur nga rryma të forta erërash, njoftonin autoritetet.

15:19
Moti i keq pengon tragetet! Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Italisë

Si pasojë e motit të keq, autoritetet detare shqiptare në bashkëpunim me kompanitë e lundrimit kanë vendosur pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së trageteve në të dyja drejtimet për linjat Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindizi e kthim gjatë ditës së premte.

15:17
Buxheti, nuk ndryshojnë taksat! Shtyhet taksa e karbonit dhe propozimi i Erion Braçes

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm dhe paketa fiskale kanë kaluar miratimin nen për nen në Komisionin e Ekonomisë.

15:07
Ana e errët e digjitalizimit: Dhuna që buron nga teknologjia drejt grave

Rreth 100 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, mekanizmat kombëtarë gjinorë, partnerët globalë të zhvillimit, kompanitë teknologjike, akademia dhe ekspertë nga fusha të ndryshme u mblodhën së fundmi për të eksploruar së bashku njohuri të reja mbi dhunën që buron nga teknologjia ndaj grave në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

15:05
Elbasan, 6 raste të reja me AIDS! Rrugët e infektimit, marrëdhëniet seksuale të pambrojtura

6 raste të reja janë regjistruar këtë vit më HIV/AIDS në qarkun e Elbasanit, ndërsa të infektuar në total llogariten 132.

15:05
“Vendi ideal për mua”, klubi i Bundesligës rinovon me trajnerin

Rinovim te Bochumi. Drejtuesit e klubit të Bundesligës kanë zgjatur bashkëpunimin me trajnerin Thomas Letsch.

14:45
46-vjeçari përplas me makinë një të mitur në Burrel

Mat/informacion paraprak Me datë 01.12.2023, në qytetin e Burrelit, shtetasi H.H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, (i një shoqërie private që meret me transportimin e vlerave monetare) dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur. I mituri po merr ndihmë mjekësore në […]

14:34
Artistja Alicia Framis, njeriu i parë që martohet me një hologram: Kjo është shoqëria e së ardhmes

“Dasma” do të zhvillohet në Roterdam verën e ardhshme dhe do të përfshijë një banket molekular të përshtatshëm për njerëzit dhe humanoidët.

14:28
Hamasi kërkon sërish armëpushim: Jemi të gatshëm për bisedime

Një tjetër armëpushim mez Izraelit dhe Hamasit do të mundësonte lirimin e më shumë pengjeve dhe të burgosurve nga të dyja palët.

14:25
Temperaturat bien -10 gradë brenda natës, Britania në “kaos”

Juglindja e Anglisë përgatitet për dëborë e acar, pasi dimri në këtë vend nisi zyrtarisht një ditë më parë, kur u regjistrua nata më e ftohtë e 9 muajve të fundit, me temperaturat që zbritën menjëherë deri në minus -10 gradë Celsius.

14:16
Meta prezanton mesazhet e shkurtra “Threads” në BE

Grupi Meta prezantoi shërbimin e mesazheve të shkurtra Threads në Bashkimin Europian, siç raporton “Wall Street Journal”.

14:08
“Gjergj Kastrioti” mirëpret së shpejti 700 nxënës e mësues, Rama publikon pamjet nga shkolla e re në Lezhë

Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë pritet të përfundojë së shpejti, për të mirëpritur më pas nxënësit.

14:01
Nëntë pasojat e papritura të konsumimit të tepërt të ushqimeve

Siç thotë fraza popullore, “çdo gjë me karar”, pasi kur vendosni të mos i kushtoni vëmendje kujdesit dhe të merrni pak më shumë se ç’duhet, ndodhin gjëra të këqija. 

13:52
“Fusnin qen në qeli të na sulmonin, rojet e burgut na dhunonin”, palestinezët e liruar nga burgjet izraelite pretendojnë për abuzime nga autoritetet

Palestinezët që u liruan në ditët e armëpushimit, thonë se në burgjet izraelite u përballën me dhunë dhe ndëshkime kolektive.

13:45
Ushqimi që nuk duhet të konsumoni për sëmundjet e zemrës

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë.

13:44
Vrasësi është mes nesh dhe ka marrë 36 jetë

Nga DORJANA BEZAT – E hëna dhe e marta ditë atdhedashurie. Kudo përkuqte flamuri kombëtar e jehonte kënga “O sa mirë me qenë shqiptar”.

13:40
Vranësira në fundjavë! E diela me shi në të gjithë vendin

Pas atyre të ditëve që kaluam nga i ftohti polar tashmë po kalojmë një periudhë tranzitore, për të qenë në stinën e dimrit.

13:21
Vlahovic: Allegri gjithmonë dëshiron të fitojë, është mirë ta kesh atë trajner

Sulmuesi i Juventus, Dusan Vlahovic ka folur së fundmi për trajnerin Massimiliano Allegri-n.

13:14
Messi refuzon një ofertë televizive, motivi është ish-futbollisti i famshëm i Liverpoolit

Siç bën të ditur “Daily Mail”, Leo Messi ka refuzuar ofertën e CBS Sports për të analizuar ndeshjet e Champions League në studion e Miamit.

13:10
Lavrov: Perëndimi po na fajëson për të gjitha problemet në Ballkan

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin se po zhvillon “një luftë hibride kundër Rusisë”, duke pretenduar se po ia lë fajin Moskës për të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor.

12:54
Vuçiç sulmon Kurtin: Prej tij, zgjedhjet serbe në Kosovë nuk do të mbahen!

Aleksandër Vuçiç deklaroi se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, dhe fajin për këtë, ia veshi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas kreut të shtetit serb, nuk dëshiron t’i lejojë serbët të kenë të drejta elementare”.

12:46
Aksidentohet teksa po punonte në HEC, humb jetën 52-vjeçari në Lenie të Gramshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Lenie të Gramshit.

12:26
“Sistem i dobët i drejtësisë”/ Raporti i SHBA për terrorizmin, tregon mangësitë në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin vjetor për terrorizmit nga ku analizohen edhe përpjekjet e Shqipërisë në pasjen e një drejtësie të re.

12:25
Korça pa raste të reja me HIV/AIDS, janë shtuar testimet

Në Korçë nuk ka raste të reja të infektuara me HIV/AIDS.  

12:20
Ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, humb jetën e moshuara në Tiranë

Një e moshuar ka humbur jetën në Kashar të Tiranës, pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj.

12:13
Zbulohet muza e Drake? Mariana, vajza nga Tirana që frymëzoi elementet kuqezi në klip

Kënga e reperit kanadez Drake tërhoqi vëmendjen për simbolet kombëtare shqiptare që u përdorën në videoklip, por edhe për tekstin.

12:03
Magjia e Ernest Muçit! Sulmuesi kuqezi shënoi golin e tretë ndaj Aston Villa në Europa League

Një tjetër mbrëmje e magjishme e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Ernest Muçi në ndeshjet e pesta të fazës së grupeve të Europa League.

11:53
Mourinho: Nuk i kuptoj, i paralajmërova lojtarët të tregonin kujdes në nisjen e pjesës së dytë

Roma nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Servette-s në transfertë, një barazim që lë në vendin e dytë skuadrën italiane me dy pikë më pak se Slavia Prague në Grupin G të Europa League.

11:48
Pique: Të ulet numri i skuadrave pjesëmarrëse, La Liga ka shumë ndeshje

Gerard Pique është shprehur pro reduktimit të numrit të skuadrave në La Liga.

11:42
Foto/ Dasma e shekullit! Eventi luksoz 5-ditor i influencueses miliardere

E cilësuar si “dasma e shekullit”, incluencuesja Madelaine Brockway ndau të gjithë ekstravagancën në TikTok.

11:40
Në një vit 113 të infektuar me HIV! 87 janë meshkuj dhe 26 femra, 95 për qind u infektuan nga seksi i pambrojtur

Në 1000 testime 8 prej tyre rezultojnë pozitive me HIV/AIDS në Shqipëri.

11:37
I mori 50 mijë euro një personi përmes mashtrimit, në pranga 29-vjeçari në Tiranë

Një 29-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë për t’i marrë një shumë parash dikujt, me anë të mashtrimit.

11:34
Zgjedhjet në Serbi, Kurti: Sa më shumë mandate për shqiptarët e Luginës!

“Ne si qeveri i kemi mbështetur vazhdimisht shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe është në interesin e shqiptarëve që të fitojnë sa më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Serbi  më 17 dhjetor”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite në komunën e Gjilanit.

11:27
Nafta, rritje e re? OPEC shkurton prodhimin, Rusia bie dakord

Prodhuesit e OPEC+ ranë dakord për shkurtimin e prodhimit të naftës gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

11:25
Robotët e gjallë të krijuar nga qelizat njerëzore befasojnë shkencëtarët

Shkencëtarët kanë krijuar robotë të vegjël të gjallë nga qelizat njerëzore që mund të lëvizin në një pjatë laboratori dhe një ditë mund të jenë në gjendje të ndihmojnë në shërimin e plagëve ose indeve të dëmtuara, sipas një studimi të ri.

11:06
Pesë shoferë të arrestuar në Gjirokastër gjatë nëntorit, tetë nën hetim

Gjatë muajit nëntor në Gjirokastër janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, nga këta 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

11:01
Ndërron jetë gjatë lindjes foshnja në Prishtinë, dyshohet për shkak të pakujdesisë së mjekëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka humbur jetën gjatë lindjes një foshnjë.

10:55
Autor i disa vjedhjeve në Durrës, arrestohet 32-vjeçari

Autori i disa vjedhjeve në Durrës është arrestuar nga policia.

10:45
Pak papastërti është më mirë/ Obsesioni për pastërtinë mund të zhvillojë alergjitë

Sa e rëndësishme është të kemi një shtëpi të pastër për shëndetin tonë?

10:28
Albumi i Bebe Rexha-s, një nga 100 albumet më të mira të vitit 2023

Revista prestigjioze e muzikës Rolling Stone ka publikuar listën e saj të përvitshme të 100 albumeve më të mira dhe këtë vit këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është e pranishme me albumin e saj të fundit “Bebe”, i cili është publikuar në prill dhe shënon albumin e tretë në karrierë të këngëtares.

10:23
Mbreti Charles në samitin e klimës: Toka nuk na përket neve, ne i përkasim Tokës

Mbreti Charles III foli në samitin e klimës COP28 në Dubai.

10:14
Probleme në det dhe në mal! Vlorë, nuk lejohet të lundrojë asnjë anije

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës prej mbrëmjes së djeshme.

09:47
DASH “dush të ftohtë” Kosovës: Dënime të ulëta për akuzat e terrorizmit!

Departamenti amerikan i Shtetit duket i pakënaqur me institucionet e drejtësisë në Kosovë sa i takon dënimeve për akuzat e lidhura me terrorizmin.

09:43
Operacioni ndërkombëtar/ 28 të arrestuar, 81 kg drogë dhe armë të sekuestruara në Shqipëri

566 persona kanë rënë në pranga në një operacion të shtrirë në 26 vende të Europës përfshi edhe Shqipërinë.

09:21
Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin Botëror të Klimës COP28

Në Dubai, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, organizojnë Samitin e Ndryshimeve Klimatike.

09:21
Ukraina: Rusia ka shkatërruar mbi 170 mijë ndërtesa që nga fillimi i luftës

Mbi 170.000 ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti 21 muaj më parë.

09:10
“Fitoi pa derdhur djersë”, Hamilton komenton suksesin e Verstappen: Ka luksin të relaksohet në pistë

Lewis Hamilton mbylli të dytin sezon me radhë pa regjistruar qoftë edhe një fitore në Formula 1.

08:54
Gjermania, vendim historik: Për herë të parë, lejohet pa kushtëzime dyshtetësia

Për herë të parë në historinë e saj, Gjermania përgatitet të lejojë pa kushte shtetësinë e dyfishtë.

08:29
Pak “dritë” për Pioli-n, Bennacer rikthehet për ndeshjen ndaj Frosinone-s

Skuadra e Milan është duke kaluar një moment shumë delikat si në kampionat ashtu edhe në Champions League.

08:15
Skadoi armëpushimi, Izraeli rinis bombardimet në Gaza: Hamasi e shkeli i pari

Ashtu siç kishte paralajmëruar, me përfundimin e armëpushimit i cili nuk u arrit të ripërtërihej, Izraeli rinisi luftimet kundër Hamasit, duke e akuzuar grupin militant se ishte ai i pari që shkeli pushimzjarrin duke qëlluar ndaj shtetit hebre.

07:56
Aksident i rëndë në Athinë, automjeti merr flakë pasi hipën mbi barrierën mbrojtëse

Një automjet është përmbysur si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe ne vazhdim ka marrë zjarr në vendin e quajtur Leoforos Kifisu ne Athinë.

07:37
Ushtria izraelite: Kanë rifilluar operacionet luftarake kundër Hamasit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë rifilluar operacionet luftarake kundër Hamasit, duke akuzuar grupin militant për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit duke qëlluar në drejtim të Izraelit.

07:31
Dhjetori nis me kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Për këtë fillim muaji, dita do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të tij ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në dy ekstremet veri-jug duke gjeneruar shira të dobët dhe lokalë, nuk përjashtohen edhe reshje të izoluara dëbore në zonat e thella malore.