“Gjergj Kastrioti” mirëpret së shpejti 700 nxënës e mësues, Rama publikon pamjet nga shkolla e re në Lezhë

01/12/2023 14:08

Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë pritet të përfundojë së shpejti, për të mirëpritur më pas nxënësit.

Një tjetër shkollë po ndërtohet me standardet më të mira në Lezhë, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa shpërndan foto nga godina në rrjetet sociale.

Sipas kryeministrit, kjo do të jetë një tjetër shkollë me kushte dinjitoze për rreth 700 nxënës e mësues.

60 shkolla të reja po rindërtohen dhe do të rehabilitohen në vijim në të gjithë vendin, shprehet Rama, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkive dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Top Channel