Këngëtarja izraelite proteston kundër OKB-së për dhunën e Hamasit ndaj grave

01/12/2023 19:51

Një këngëtare izraelite ka publikuar një video muzikore duke theksuar atë që ajo e përshkruan si “heshtje” nga Kombet e Bashkuara mbi dhunën ndaj grave prej militantëve të Hamasit gjatë sulmit të tyre në Izrael më 7 tetor.

Kënga e Gal De Paz “Bring Them Home” bën thirrje për kthimin e pengjeve ende të mbajtura nga Hamasi dhe fokusohet në dhunën ndaj grave dhe vajzave gjatë sulmeve në javët që pasuan.

Është e paperceptueshme, e pabesueshme kjo që po ndodh këtu; bota nuk do ta shohë, por ne mund ta ndiejmë atë. E dëgjojmë dhe e shohim kudo”, thotë përmes vargjeve De Paz.

Këngëtarja kritikon organizatën UN Women për mosveprim të dukshëm. Javën e kaluar, Drejtoresha Ekzekutive e këtij organi, Sima Bahous, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “çdo akt dhune ndaj grave dhe vajzave, përfshirë dhunën seksuale, dënohet pa mëdyshje dhe duhet të hetohet plotësisht”.

“Çdo ditë që kalon shënon edhe 24 orë të tjera frike dhe pasigurie të papërshkrueshme për pengjet, përfshirë gratë dhe vajzat e mbajtura nga Hamasi”, tha Bahous.

Videoja e De Paz përshkruan fotografi të grave dhe fëmijëve të rrëmbyer, dhe gjithashtu shfaq këngëtaret femra të lidhura me pranga dhe gojë për të simbolizuar situatën e pengjeve.

Hamasi ka liruar dhjetëra pengje ditët e fundit sipas një marrëveshjeje me Izraelin, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, por më shumë se 100 mbeten në robëri.

Top Channel