Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës prej mbrëmjes së djeshme.

Era me shpejtësi deri në 30 metër për sekondë dhe deti me dallgë që shkojnë deri ne 3.5 m, ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të njoftojë të gjitha mjetet lundruese, peshkarexhat dhe anijet e transportit të mallrave të qëndrojnë të akostuara në zona të mbrojtura, peshkarexhat në portin e Zvërnecit, Tri Port ndërsa anijet e transportit të mallrave në radë apo në gjiret e Karaburunit, pasi era fryn nga jugu dhe gadishulli i mbron këto anije.

Ndërkohë që duke parë përkeqësimin e motin ditën e sotme, kapiteneria ka urdhëruar dhe mjetet lundruese me pasagjerë siç janë tragetet që deri në njoftim të dytë të mos kryejnë itineraret Brindisi – Vlorë dhe anasjelltas.

Ndërkohë edhe data 2 Dhjetor do të jetë me erë të fortë dhe det me fuqi deri 8 ballë, duke nisur më pas përmirësimin.

Nga era e fortë që fryn nga jugu edhe zona malore siç është Llogoraja mund të ketë probleme në qarkullim, kryesisht për makina tip kamionash. Po ashtu mjegulla e dendur përbën një tjetër shqetësim për drejtuesit e mjeteve pasi shikueshmëria do të jetë e dobët.

Top Channel