Përfundon seanca parlamentare, policia heq gardhin metalik para Kuvendit, protestuesit nisen drejt Ministrisë së Arsimit

29/10/2026 12:43

Ditën e sotme u mbajt seanca e radhës parlamentare, ndërkohë para institucionit ishin mbledhur protestuesit.

Si pasojë e protestës, policia kishte marrë masa paraprake duke blinduar parametrin e Kuvendit me gardhe metalike. Gjithashtu në gatishmëri ishin vendosur dhe autobotet e ujit me presion.

Pas përfundimit të seancës, policia nisi heqjen e gardhit metalik, ndërkohë protestuesit nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Seanca u shoqërua me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa në përfundim u miratua projektligji për Bankën e Shqipërisë me 84 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar të kërkuar për kalimin e tij.

Top Channel