Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë rifilluar operacionet luftarake kundër Hamasit, duke akuzuar grupin militant për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit duke qëlluar në drejtim të Izraelit.

Pak minuta pasi armëpushimi njëjavor ndërmjet Izraelit dhe Hamasit u prish, automjetet ushtarake izraelite po qëllonin në veriperëndim të Gazës, sipas Ministrisë së Brendshme të Gazës, e kontrolluar nga Hamasi.

Sulmet izraelite kanë rifilluar në zonat në të gjithë Gazën, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e kontrolluar nga Hamasi.

Sipas ministrisë, automjetet ushtarake izraelite po qëllonin në veriperëndim të Gazës disa minuta pas skadimit të armëpushimit.

Top Channel