Ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, humb jetën e moshuara në Tiranë

01/12/2023 12:20
foto ilustruese

Një e moshuar ka humbur jetën në Kashar të Tiranës, pasi ra aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj.

Ngjaja ndodhi rreth orës 09:40. S. P., 82 vjeçe, ka humbur jetën pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Tiranë/Informacion paraprak, Më datë 01.12.2023, rreth orës 09:40, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë në katin e parë të banesës së saj, shtetasja S. P., 82 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel