Projektbuxheti i vitit të ardhshëm dhe paketa fiskale kanë kaluar miratimin nen për nen në Komisionin e Ekonomisë.

Sa i përket paketës fiskale, deputetët miratuan tavanin e akcizës, ndryshimin e procedurave tatimore dhe taksën e karbonit. Por te kjo e fundit, miratimi i saj do të nisë nga 1 korriku i vitit 2026 dhe jo vitin e ardhshëm, duke iu lënë kohë kompanive që të bëjnë investime në drejtim të përdorimit të burimeve alternative. Gjithashtu është shtyrë miratimi i heqjes së TVSH- për importin e mëshqerrave dhe insekteve për shkak të sqarimit të disa elementeve teknike.

Ndërkohë propozimi i deputetit Braçe për përjashtimin nga TVSh-ja të produkteve higjeno-sanitaro për vajzat dhe gratë ka hapur debate.

Ndërkohë tek buxheti nen për nen janë miratuar shtesat e fondeve që kanë kërkuar disa prej institucioneve, por duke mos ndryshuar parametrat makro si të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti.

Deputetët socialistë hodhën poshtë të gjitha amendamentet në buxhet të deputetëve të opozitës, pasi sipas tyre nuk justifikonin gjetjen e burimit të ardhurave. Buxheti e ka gati dritën jeshile për tu miratuar në tërësi në seancën parlamentare të 7 dhjetori.

Top Channel