E mërkurë, 01 Nëntor 2023
14:41
Sot koncerti i Elsa Lilës në Tiranë, këngëtarja pritet nga Veliaj: Jemi krenarë për ty! Bekim dhe kënaqësi të të mbështesim

Në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit për koncertin recital “Finalmente Elsa”, të këngëtares së dashur të muzikës së lehtë shqiptare, Elsa Lila.

14:36
Sëmundjet që mund të shfaqen në organizëm kur pini shumë ujë

Duket se shumë njerëz kanë filluar të mbajnë një shishe ujë me vete kudo që shkojnë dhe kjo është një mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar.

14:30
Mohamed Alabbar i Emaar do të fitojë 4 miliardë dollarë nga shitja e ‘Americana Group’

Themeluesi dhe pronari i kompanisë EMAAR, Mohamed Alabbar do të fitojë 4 miliardë dollarë nga shitja e ‘Americana Group’.

14:28
Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi shtetasin serb, Zhivko Vuksanoviç, 62 vjeç, ekstradimin e të cilit e ka kërkuar Kosova, pasi dyshohet për krime lufte.

14:23
Kujdes kur konsumoni një pije nga kanoçja, mund të merrni sëmundje të rënda

Pse disa njerëz preferojnë të pinë pije të gazuara ose alkool nga kanoçe?

14:20
Antisemitizëm në rritje në shumë vende të botës

Autoritetet dhe organizatat e shoqërisë civile në shumë vende po njoftojnë për rritje të antisemitizmit që nga sulmi i Hamasit me 7 tetor në Izrael i cili u kundërpërgjigj me bombardime në Rripin e Gazës.

14:14
Rikthimi i Rice në “London Stadium”, Arteta: Moment magjik, kupton realisht se…

Titulli kampion është objektivi i madh i Arsenalit.

14:05
OKB: 2023 viti më i përgjakshëm në Bregun Perëndimor, në 15 vjet

Me sulmet e përditshme të forcave izraelite në javët e fundit ndaj qyteteve palestineze, të cilat kanë në shënjestër udhëheqësit e Hamasit dhe arrestimin e personave të lidhur me këtë grup, dhuna është përshkallëzuar edhe në Bregun Perëndimor.

14:00
Bolivia ndërpret marrëdhëniet! I pari shteti që prishet me Izraelin për shkak të sulmeve në Gaza

Qeveria e Bolivisë tha të martën se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar atë vend për krime kundër njerëzimit gjatë sulmeve në Rripin e Gazës.

13:50
“Rodri u hodh te penalltia, të mos e njollosim Premier League me skena spanjolle”

Manchester United u mposht 0-3 nga Manchester City në derbin e zhvilluar në fundjavë.

13:46
Bërryla, zënka në “DWTS”/ Luixhino: Ronaldo di çfarë bën! Atalanta: Olta u ngrys në fytyrë, tejet njerëzore

Një nga çiftet e spektaklit “Dancing With The Stars”, Luixhino dhe Atalanta kanë qenë të ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, për të folur rreth emocioneve dhe eksperiencës që po përjetojnë.

13:39
Pas tensioneve, Ministri Mete prezanton projektbuxhetin 2024 në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Pas tensioneve të vazhdueshme mes deputetëve të opozitës që penguan mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, ministri i Ekonomisë Ervin Mete prezantoi projektbuxhetin 2024.

13:35
Transportonin mallra kontrabandë, arrestohen dy persona! Në kërkim dy punonjës të doganës në Kakavijë, lejuan kamionin të kalonte

Dy persona nga Vlora janë arrestuar në Kakavijë pasi po transportonin mallra kontrabandë, ndërsa dy punonjës së doganës janë shpallur në kërkim pasi lejuan kamionin të futej në Shqipëri.

13:28
“Kisha frikë mos pushohesha nga puna”/ Emilia Clarke rrëfehet pasi pësoi një hemorragji në tru gjatë “Game of Thrones”!

Emilia Clarke ka pranuar se kishte më shumë frikë të pushohej nga puna sesa të vdiste kur u shtrua në spital me një hemorragji në tru, teksa zbukuronte kopertinën e numrit dhjetor/janar të “Harper’s Bazaar”.

13:14
Asteroidi që zhduku dinozaurët, shkencëtarët bëjnë zbulimet e frikshme: Ndaloi fotosintezën, uli temperaturat me 15 gradë

Epoka e dinozaurëve përfundoi 66 milionë vjet më parë kur një asteroid me madhësinë e një qyteti, goditi një det të cekët në brigjet e asaj që sot është Meksika.

13:13
Kryeministri Rama, tur në të gjithë Shqipërinë/ Top Channel zbulon arsyen

Kryeministri Edi Rama pritet në ditët në vijim të ndërmarrë një tur në gjitha qarqet e vendit.

13:11
E sulmoi presidenti i Brazilit, “thumb” edhe nga e fejuara, Neymar operohet sot

Pesëmbëdhjetë ditë pasi pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë, Neymar, 31 vjeç, më në fund do t’i nënshtrohet operacionit, sot, në spitalin MaterDei, në Belo Horizonte.

13:10
Opozita pengon sërish Konferencën e Kryetarëve, deputetët hyjnë me forcë në sallë

Deputetët e përjashtuar të opozitës kanë hyrë me forcë në sallën ku pritet të mbahet Konferenca e Kryetarëve.

13:06
Shkelën rregullat e qarkullimit në Gjirokastër, një i arrestuar dhe tetë nën hetim! Pezullohen tre leje drejtimi

Brenda një muaji në qytetin e Gjirokastrës është arrestuar një person i cili u kap në gjendje të dehur gjatë drejtimit të mjetit dhe tetë të tjerë nën hetim që drejtonin mjetet, pa leje drejtimi.

13:06
“Në kuadër të dashurisë” udhëton në Zvicër nga 9 nëntori!

Në kuadër të dashurisë” vjen aty ku ju jeni! Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses. Tashmë “Në kuadër të dashurisë” udhëton në një tjetër shtet…”

12:59
Kryen katër vjedhje brenda tetorit, arrestohen tre persona në Vlorë

Janë arrestuar tre autorë të dyshuar për disa vjedhje të kryera gjatë tetorit, të tre banues në Vlorë.

12:57
Rakip Suli për Top Channel: Nuk e shmanga kërkesën e SPAK, por ftesa më erdhi ndryshe

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Sulit, nuk u paraqit sot në orën 12:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kur ishte caktuar seanca ndaj tij.

12:56
A mund të riprodhohen njerëzit në hapësirë? Shkencëtarët bëjnë zbulimin befasues

Studiuesit kanë rritur me sukses embrionet e miut në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për herë të parë.

12:50
Kreu transplant të zemrës të rritur brenda një derri, vdes 58-vjeçari! Trupi i refuzoi organin

Një burrë, i cili ishte personi i dytë në botë që mori transplantin e zemrës të rritur brenda një derri, ka vdekur 40 ditë pas procedurës.

12:44
“Shitja e kombësisë”/ Sot, “Inside Story” prek temën më të nxehtë të censit të popullsisë

Prej disa javësh, Shqipëria mban Censin e popullsisë dhe banesave, që është i dymbëdhjeti në historinë e vendit.

12:35
Vlora “pushtohet” nga tymi, as shiu nuk e fiku zjarrin në fushën e mbetjeve

Edhe këtë të mërkurë, situata në fushën e mbetjeve në Vlorë ka qenë në kufijtë e alarmantes.

12:30
Letra nga lufta/ Shfaqja i jep fund muajit të letërsisë në Gjirokastër

“Letra nga Lufta” shfaqja e regjisores Ledja Çeli përmbylli muajin e letërsisë në Gjirokastër.

12:28
Media greke: Riviera Shqiptare, një parajsë e fshehur në Adriatik! Dua Lipa dhe Rita Ora ndihmuan në promovim

“Vija bregdetare e Shqipërisë së Adriatikut, e njohur edhe si Riviera Shqiptare, vitet e fundit ka tërhequr gjithnjë e më shumë interesin e vizitorëve nga jashtë, duke u bërë tashmë destinacioni-identiteti i bumit turistik të vendit fqinj.”

12:24
Protestojnë policët e Kosovës! Njësitë elitë që punojnë në veri kërkojnë më shumë para për rrezikun

Të heshtur dhe me maska, njësitë elitë të Policisë së Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë.

12:21
“Ftesa” e fundit për Rakip Sulin/ Nëse nuk paraqitet, SPAK do t’i dërgojë policinë për ta shoqëruar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është në pritje të kryebashkiakut të Kamzës Rakip Sulit, të cilit i është dërguar ‘ftesa’ për të dytën herë.

12:16
Dy godina të reja publike në lagjen “5 Maji”, Veliaj: Sjellim ekonomi për zonën! Qëllimi ynë, të krijojmë Tiranën policentrike

Në lagjen e re “5 Maji” në Tiranë po ndërtohen dy godina institucionesh publike dhe kulturore, për ta kthyer këtë zonë në një qendër të re policentrike të kryeqytetit.

12:13
Prindërit vranë të birin dhe u larguan nga shtëpia me qira? Pronarët e rinj shokohen kur gjejnë trupin e pajetë në frigorifer

Pronarët e rinj të një shtëpie në Alabama gjetën trupin e një adoleshenti të fshehur në një frigorifer.

12:09
U kapën 435 shpërndarës droge! 900 janë proceduar në gjendje të lirë, shumë të shpallur në kërkim

Rritja e konsumatorëve të drogës është kthyer në një problem serioz në shumë shoqëri.

12:08
“Tempulli” në Korçë/ Mbante drogë dhe municion luftarak në një pikë grumbullimi skrapi, në pranga 36-vjeçari

Një 36-vjeccar ka rënë në pranga në Korccë, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

11:59
Dhjetëra persona hyjnë në pikëkalimin Rafah që lidh Gazën me Egjiptin

Dhjetëra persona kanë hyrë në pikëkalimin kufitar Rafah sot më 1 nëntor, që lidh Gazën me Egjiptin.

11:50
Humbet kontrollin e mjetit, aksidentohet shoferja në Lezhë

Një vajzë është lënduar këtë paradite në Lezhë pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte.

11:48
Trafik droge në Norvegji, SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, 3 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për një grup të strukturuar kriminal që operonte në Norvegji dhe ka çuar për gjykim tre persona, që akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash.

11:44
Ukraina kërkon më shumë para, vendos rregulla të reja për eksportet ushqimore

Ukraina do të kërkojë regjistrim të detyrueshëm të kompanive të eksportit të ushqimeve me qëllim që të parandalojnë abuzimet, sikurse shmangien e taksave për eksportin e mallrave kryesore bujqësore.

11:34
Dhunoi nënën e njerkun dhe i mori me forcë para, në pranga një 26-vjeçar në Patos

Një 26-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij, në fshatin Ruzhdie të Patosit.

11:33
Kur është koha më e mirë për të marrë vitaminat?

Për të funksionuar siç duhet, trupi juaj ka nevojë për 13 vitamina, 9 prej të cilave janë të tretshme në ujë dhe 4 janë të tretshme në yndyrë.

11:31
Chiara Ferrani për Halloween risjell skenën më seksi të kinemasë botërore: Sharon Stone në “Basic Instinct”

Nëse Halloween -i i këtij viti do të kishte një kod veshjeje, do të ishte “të famshmit që vishen si të famshmit”; Christina Aguilera p.sh. zgjodhi të vishej si këngëtarja Cher, Paris Hilton si Britney Spears, ndërsa Chiara Ferrani zgjodhi të vishej si Sharon Stone.

11:29
Shkencëtarët të emocionuar nga AI që vlerëson agresivitetin e kancerit të rrallë

Inteligjenca artificiale është gati dy herë më e mirë në vlerësimin e agresivitetit të një forme të rrallë kanceri nga skanimet sesa metoda aktuale, sugjeron një studim.

11:23
Pas Covid-19, kur do ndodhë pandemia e radhës? Epidemiologu Alimehmeti: Të testojmë ujërat e zeza

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Wake Up”, në Top Channel, ka folur për skenarët e mundshëm për një pandemi tjetër pas Covid-19.

11:10
Fitoi titullin me Napolin, pezullohet për shkak të një hamburgeri

Tanguy Ndombele fitoi Serie A sezonin e kaluar me Napolin, teksa gjatë verës nisi një tjetër huazim: në Turqi.

11:00
Serbia cakton datën e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vladimir Orliç, njoftuan të mërkurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në disa qytete dhe komuna, përfshirë në kryeqytetin serb, Beograd.

10:58
Shkencëtarët: Mishi duhet të ketë etiketa paralajmëruese si paketat e cigareve

Paralajmërimet grafike të shëndetit si ato në paketat e cigareve mund të ndihmojnë në reduktimin e konsumit të mishit, ka zbuluar një studim i ri.

10:52
Si u maskuan yjet e famshëm për Halloween, nga Kim Kardashian te Adele

Halloween nuk do të ishte një sezon “drithërues” pa personazhet e famshëm që bëjnë maksimumin për të befasuar me idetë.

10:43
Goditi në Kuvend deputetin Vullnet Sinaj, Grupi Parlamentar i PS-së kallëzon Bledjon Nallbatin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka kallëzuar penalisht deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sinaj.

10:43
Rama: Ryaniar nisi fluturimet dje në Shqipëri! Destinacioni i parë drejt Romës

Kompania ajrore Ryaniar nisi fluturimet dje në Shqipëri.

10:30
Gruaja helmon për vdekje partnerin pak orë pasi ai i trashëgoi 30 milionë dollarë

Një 47-vjeçare është arrestuar në Dakotën e Veriut të SHBA-së për helmimin e partnerit 51-vjeçar, pak orë pasi ai kishte trashëguar 30 milionë dollarë.

10:27
Deputetët e PD të përjashtuar pengojnë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Disa deputetë të opozitës, mes tyre mbështetës të Berishës dhe të Gazment Bardhit të cilët janë përjashtuar, po tentojnë të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

10:24
28.6 milionë hyrje – dalje nga Shqipëria! Rritje e trafikut ajror e detar gjatë këtij viti

28.6 milion shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë apo dalë nga Shqipëria deri më tani gjatë këtij viti.

10:10
Shtëpia e Bardhë me strategji për të luftuar islamofobinë

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po përgatitet të njoftojë për zhvillimin e një strategjie kombëtare për të luftuar islamofobinë, thanë zyrtarët që kanë njohuri me çështjen, teksa administrata po përballet me skepticizëm nga shumë në komunitetin mysliman në SHBA për mbështetjen që i ka ofruar sulmit ushtarak të Izraelit ndaj Hamasit në Gazë.

09:59
Operacioni “Tempulli”, sezoni turistik dhe procesi i vetëpastrimit/ Rezultatet e Policisë së Shtetit

Sot u zhvillua eventi “Siguri – Vlerësim – Mbështetje”, për rezultatet e operacionit kombëtar Tempulli, ku ranë në pranga dhjetëra persona ndërsa u shkatërruan grupe kriminale.

09:48
Si të trajtoni kollën sipas llojit

Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat. Ajo mund të jetë acaruese, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.

09:41
Banesat me qira, me NIPT! Rregullat e reja për qiradhënësit hyjnë sot në fuqi

Duke nisur nga sot, kush jep prona me qira në Booking apo AirBnb nuk do ketë më mundësi të operojë në informalitet.

09:31
Ku janë kostot më të larta të jetesës në Gjermani?

Mynihu dhe Frankfurti janë qytete veçanërisht të shtrenjta. Ku është vendi më i mirë për të jetuar në Gjermani? Dhe sa janë kostot e jetesës?

09:30
Konflikti në Lindjen e Mesme përçan shoqërinë në Bosnjë-Hercegovinë

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka përçarë shumë shoqëri, edhe atë në Bosnjë-Hercegovinë.

09:30
Ekipet e Bashkisë së Tiranës në terren, rehabilitohet një tjetër hapësirë në kryeqytet

Një tjetër hapësirë në kryeqytet është rehabilituar nga ekipet e punëtorëve në Bashkinë e Tiranës.

09:27
Video/ Emocionuese! Si reagon macja kur shikon barkun e një gruaje shtatzënë

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse macet mund të dallojnë kur një grua është shtatzënë?

09:26
Video/ Festa me shqiponjë, Broja sqaron shokun e keqkuptuar

Armando Broja dhe Connor Gallagher, në një diskutim sqarues për festën me shqiponjë të sulmuesit kuqezi.

09:20
Termi ‘inteligjenca artificiale’, më e kërkuara për këtë vit në Fjalorin Collins!

Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ

09:17
Zjarret në Kaliforni, evakuohen mijëra banorë

Qindra zjarrfikës, të mbështetur nga avionët që hidhnin ujë, u përballën të martën me zjarret që shkatërruan të paktën nëntë ndërtesa në zonat rurale të Kalifornisë Jugore.

09:10
Edhe Lewa drejt Arabisë? Barça gjen zëvendësuesin në Holandë

Robert Lewandowski, ashtu si një pjesë e madhe e kolegëve të tij, është i tunduar për të provuar një eksperiencë në Arabinë Saudite.

09:01
Shembja e skelës në Gjermani, e konfirmon policia: Katër viktimat janë shqiptarë

Katër personat që humbën jetën nga shembja e skelës në Hamburg të Gjermanisë dy ditë më parë, janë shqiptarë.

08:50
Trupat izraelite luftojnë me Hamasin, Gaza sërish pa internet

Palestinezët kanë raportuar sërish për ndërprerje të shërbimeve të internetit dhe të telefonëve mobile në Gazë më 1 nëntor, disa orë pasi sulmet izraelite rrafshuan ndërtesa banimi afër qytetit të Gazës.

08:48
Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë 1 milion euro në Tiranë, të siguruara nga trafikimi i drogës

Janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerën 1 milion euro në Tiranë, që dyshohet se e kanë burimin nga trafikimi i drogës.

08:40
Shenjat e zodiakut që do të ndikohen nga kthimi i Saturnit retrogradë më 4 nëntor

Disa shenja të zodiakut do të ndikohen në mënyrë dramatike nga kthimi i Saturnit retrogradë në lëvizje të drejtpërdrejtë më 4 nëntor.

08:39
Pasojat e luftës në Lindjen e Mesme për ekonominë gjermane

Përveç varësisë nga energjia, Lindja e Mesme është një treg në rritje për Gjermaninë. Si ndikon lufta e fundit mes Izraelit dhe Hamasit?

08:32
Pse po dëbon Pakistani qindra mijëra afganë?

Autoritetet e Pakistanit u kanë dhënë kohë 1.7 milion afganëve, për të cilët thonë se po jetojnë jashtëligjshëm në vendin e tyre, deri më 1 nëntor për t’u larguar nga vendi vullnetarisht, apo përndryshe do të përballen me arrestim dhe dëbim.

08:20
Familjet e viktimave në Izrael i kërkojnë Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë sulmin e Hamasit

Familjet e viktimave të sulmit të 7 tetorit të Hamasit në Izrael i kanë kërkuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) që të fillojë hetimet mbi vrasjet dhe rrëmbimet, pavarësisht kundërshtimit të Izraelit ndaj Gjykatës.

08:16
Kërkesa e Lyonit pas sulmit në Marsejë: Të luhet në fushë asnjanëse

Pas sulmueve që ndodhën jashtë jashtë stadiumit Velodrome, në Marsejë, ku u sulmua nga tifozët vendës autobusi i Lyonit (trajneri italian Grosso ishte më i dëmtuari), klubi mik kërkon që ndeshja të luhet në fushë neutrale.

08:12
Blinken: SHBA dhe vende të tjera po shqyrtojnë alternativat për të ardhmen e Gazës pas Hamasit

Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera po analizojnë alternativa të ndryshme lidhur me të ardhmen e Rripit të Gazës nëse militantët e Hamasit largohen nga qeverisja, tha të martën Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

08:01
Temperatura deri në 25 gradë, në darkë shi! Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

Për ditën e Mërkurë pritet një përmirësim i lehtë kushteve atmosferike për vendin tonë si pasojë e një situate pas frontale.

E martë, 31 Tetor 2023
23:03
Foto/ Tym dhe zjarr mbi Liban, mbrojtja e vendit: Shkaktare bombardimet izraelite

Një zjarr i madh është vënë re mbi Liban mbrëmjen e sotme, ndërsa mbrojtja civile libaneze deklaroi se ishte shkaktuar nga bombardimet izraelite.

23:03
Rrjedhja e informacionit për zhvendosjen e miliona banorëve të Gazës në Egjipt! Izraeli nënvlerëson rëndësinë e dokumentit të inteligjencës

Kryeministri i Izraelit ka nënvlerësuar rëndësinë e një dokumenti të rrjedhur nga Ministria izraelite e Inteligjencës, që propozonte zhvendosjen e miliona palestinezëve në Gadishullin Sinai në Egjipt.

23:03
Deklarata e Dodik, reagon ambasadori i SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ambasadori i SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy ka reaguar pas deklaratës së kreut të Republikës Srpska, Millorad Dodik, i cili tha se “serbët duhet të kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

22:55
Mbrëmje makthi për mbrojtësin e Romës, kriminelët i futen në shtëpi

Fat i keq për Chris Smalling. Mbrojtësi i Romës mbrëmjen e djeshme mbeti viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Tor Carbone, në zonën e Appia Antica.

22:52
Dyshohet për sulm me raketa në Izrael, plagosen katër persona

Katër persona janë lënduar pasi dyshohet se dy raketa goditën Ashdodin, qytetin në jug të Izraelit.

22:49
Sunak bisedë telefonike me Netanyahun: Izraeli të minimizojë viktimat civile në Gaza

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak theksoi nevojën që Izraeli të “minimizojë viktimat civile” gjatë një bisede me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

22:46
Moti ekstrem godet veriun e Italisë

Moti ekstrem vijon të godasë veriun e Italisë të martën, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme që kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.

22:32
Kosovë/ Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç, tre serbët e arrestuar për sulmin terrorist në Banjskë.

22:26
“De Bruyne ishte si një fëmijë”, Terry: Askush nuk stërvitej me të

Kevin De Bruyne është padyshim një nga futbollistët që do të mbetet në historinë e Manchester City.

22:20
Mbi 5 muaj qëndrim në stacionin hapësinor të Kinës, kthehen në Tokë tre astronautët

Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pasi kaluan më shumë se pesë muaj në stacionin hapësinor të Kinës.

22:15
Kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, protesta të dhunshme në Bangladesh! Viktima dhe të plagosur

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në përleshjet e zhvilluara në Bangladesh, midis protestuesve antiqeveritarë dhe forcave të sigurisë.

22:08
Hovenier: Ne e mbështesim Kosovën si shtet të pavarur demokratik dhe sovran

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vlerësuar se ka një hap pozitiv nga takimet e ndara të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me liderët e shteteve kryesore të BE-së.

22:06
Katër arsye të rëndësishme përse duhet t’i konsumoni rregullisht lajthitë

Lajthitë janë ndër arrorët më të shëndetshëm për organizmin e njeriut.

21:50
Të plagosur gjatë sulmeve në Gaza/ Vendkalimi kufitar Rafah hapet nesër për 81 pacientë palestinezë

Kalimi kufitar Rafah është vendosur të hapet të mërkurën në mëngjes për të lejuar 81 palestinezë të plagosur nga Gaza të trajtohen në spitalet e Egjiptit, sipas një zyrtari kufitar egjiptian.

21:49
Maribori shënon nëntë gola në Kupë, pjesë e festës edhe Skuka

Maribor fitoi me rezultatin e thellë 9-0 në ndeshjen e raundit të 1/32 ndaj Jurovski Dol.

21:41
Tifozët “nuk i ndahen” Cristiano Ronaldos/ Stadiumi thërret në kor emrin e Messit, si reagoi ai

Lionel Messi fitoi Topin e tetë të Artë në karrierë duke gdhendur gjithnjë edhe më shumë emrin e tij në historinë e futbollit botëror.

21:35
Shpërthimi në kampin e refugjatëve, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: 25 civilë u vranë në sulmin në Jabalia

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se 25 civilë u vranë në sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia, që ndodhi këtë të martë në qytetin pak kilometra në veri të qytetit të Gazës.

21:27
Biznesmeni ‘i sanksionuar’ rus, në betejë miliardash me ish-gruan në gjykatën e Londrës (fotot)

Një biznesmen i sanksionuar rus me pasuri më shumë se 16.5 miliardë paundë po përballet me ish-gruan e tij në gjykatë për ndarjen e pasurisë, në një nga divorcet më të kushtueshme e me te gjatë në histori, shkruajnë mediat britanike.

21:21
Ish-sekretari i Thesarit, Jack Lew konfirmohet si ambasadori i ri i SHBA-së në Izrael

Senati konfirmoi ish-sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Jack Lew, si ambasadorin e ri të SHBA-së në Izrael, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga republikanët e Senatit mbi përfshirjen e tij në marrëveshjen bërthamore të Iranit gjatë administratës së Obamës.

21:18
IDF konfirmon sulmin në kampin e refugjatëve, zëdhënësi nuk ndal thirrjet për largimin e palestinezëve nga Gaza

Zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari ka konfirmuar se avionët luftarakë izraelitë kryen sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, për të cilin ai shtoi se vrau komandantin e lartë të Hamasit Ibrahim Biari dhe shkaktoi shembjen e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit.

21:00
FBI: Sulmi i Hamasit do të frymëzojë kërcënimin më të madh terrorist që nga ISIS

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit do të frymëzojë kërcënimin më të madh terrorist kundër Shteteve të Bashkuara që nga formimi i Shtetit Islamik gati një dekadë më parë, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një seancë dëgjimore në Kongres të martën.

20:45
Fiks Fare/ “Falsifiko shasinë, jep lekë”, pronari i firmës që shet zetorë orienton qytetarin të regjistrojë mjetin bujqësor!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e një pronari firme që shet mjete bujqësore.

20:35
I plagosur nga tifozët e Marseille, reagon për herë të parë Fabio Grosso

Fundjava në Francë u njollos nga një incident që ul shumë imazhin e Ligue 1.

20:22
Shpërthimi masiv në kampin e refugjatëve në Gaza, Hamasi fajëson Izraelin

Një shpërthim masiv në një kamp refugjatësh në Rripin verior të Gazës ka shkaktuar shumë viktima, sipas autoriteteve atje.

20:16
Konflikti për pronat në Kepin e Rodonit, reagon Provinca Françeskane: Pronësinë e përfituam në 2008-ën

Provinca Françeskane ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur në Kepin e Rodonit të dielën, i cili degradoi në përplasje fizike dhe përdorim armësh.

20:01
Luljeta Lleshanaku nderohet me titullin “Poeti Laureat”: E vështirë të impresionosh lexuesin shqiptar

Titulli “Poeti Laureat” i jepet poetes shqiptare Luljeta Lleshanaku me motivacionin, “Për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh.”