Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje
Pas miratimit të ligjit të ri të Tatimit mbi të ardhurat në parlament, qeveria ka nxjerrë dhe aktet e nevojshme nënligjore për zbatimin e tij.
Udhëzimet e fundit bëjnë disa ndryshime edhe në lidhje me më mënyrën si do zbatohet tatim-fitimi i shit-blerjes së pronave ku përfshihen kategoritë e pronarëve të truallit ku ndërtohet, sipërmarrësve në fushën e ndërtimit apo ata që shërbejnë si investitorë në një projekt ndërtimi.
Kështu në VKM bëhet me dije se nëse pronari i truallit e shkëmben tokën me një sipërfaqe ndërtimit, ai nuk do të tatohet. Por, nëse më pas e shet këtë sipërfaqe ndërtimi më shumë seç e ka blerë, atëherë lind “fitimi kapital” që do tatohet me normën 15%. Vlera në blerje do konsiderohet ajo e regjistruar për herë të fundit në Kadastër për truallin, ndërsa kur kjo nuk ekziston do të merren çmimet nga harta e vlerave të tokës. Vlera në shitje do të jetë ajo e kontratës mes palëve, por nëse kjo është më e ulët se vlera e çmimeve të referencës, atëherë shteti do të njohë këtë fundit.
Ligji rregullon dhe tatimin e sipërmarrjeve që operojnë në fushën e ndërtimit apo shitjes. Për kontraktorët, nënkontraktorit, supervizorët apo mbikëqyrësit, të ardhura do konsiderohen ato që janë marrë sipas situacioneve të punimeve apo paradhëniet nga porositësit e punimeve. Në bazë të këtyre do t’i njihen dhe shpenzimet, për të përcaktuar dhe vlerën e fitimit që do të tatohen.
Ndërkohë nëse biznesi operon si ndërtues dhe është pronar plotësisht apo pjesërisht i objektit, do t’i njihen të ardhurat nga shitja apo dhënia me qera e pjesës që i takon. Shpenzimet do t’i njihen ato në fazën e ndërtimit, fazën e shitjes apo të mirëmbajtjes për pjesën e objekteve që jepen me qira. Nëse shoqëria e ndërtimit ka në zotërim për nevoja të veprimtarisë së tij zyra, magazina, bare apo restorante, ato nuk do t’i njihen si shpenzim i zbritshëm.
Ndërkohë ata që veprojnë si investitorë/financues në një projekt dhe më pas shitës në ndërtim, të ardhura do t’i njihen ato që vijnë nga shitja apo nga qiraja e objekteve në zotërim. Si shpenzime do tu njihen ato të faturuara nga sipërmarrësit e punimeve apo shpenzimet e tjera të nevojshme të përcaktuara në ligj.
Top Channel