18-vjeçari i jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i pallatit në Korçë! Po festonte me shokët, dyshohet nën efektin…

25/12/2023 08:39

Një 18 vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës jetës, duke u hedhur nga kati i tetë i një pallati në Korçë.

Hidhet nga kati i 9 i pallatit në zonën e terminalit. Sipas informacioneve, bëhet me dije se 18 vjeçari kishte ardhur për festa me disa shokë të tjerë dhe kanë marrë me qira një nga hyrjet e pallatit.

Pas festimeve të mbrëmjes së djeshme, dhe dyshohet nën efektin e alkoolit, 18 vjeçari është hedhur nga dritarja dhe ka ndërruar jetë në vend. Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.12.2023, rreth orës 03:50, në lagjen nr. 17, Korçë, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi G. M., 18 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e para dyshohet se ky shtetas nën efektin e pijeve alkoolike, mund të jetë vetëhedhur nga tarraca e një pallati, në të cilin 18-vjeçari së bashku me disa shokë të tjerë kishin marrë me qera ditore, një hyrje apartamenti në katin e tetë (të fundit) të tij.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit Korçë, për të kryer veprimet mjeko-ligjore.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar të gjithë personat që u gjetën në ambientin të cilin e kishin marrë me qera dhe vijon intervistimi i tyre për sqarimin e plotë të rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes së rëndë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Top Channel