Kishte kryer 50 vepra penale, shqiptari nga Kosova ia del të bllokojë dëbimin nga Anglia në gjykatën e emigracionit
Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe mashtrim janë arrestuar në Rinas.
Në pranga ra Robert Chojnacki, 52 vjeç, banues në Poloni. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Varshava, pasi Gjykata Lokale e Poznan, Poloni, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal” parashikuar nga legjislacioni penal polak;
U arrestua edhe O. O., 53 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Gjermani. Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata Lokale e Hildesheim, Gjermani, në vitin 2021, ka nxjerrë urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, parashikuar nga legjislacioni penal gjerman.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e tyre drejt Polonisë dhe Gjermanisë.
Top Channel