Vassilis Karras një nga emrat më të mëdhenj të skenës muzikore në Greqi, u nda nga jeta në prag të Krishtlindjeve.

Humbja e tij la në hije sezonin festiv, ku populli grek i dha lamtumirën dhe i bëri nderime artistit popullor.

Me rastin e vdekjes së tij, rrjetet sociale janë mbushur orët e fundit me video të koncerteve të tij. Por njëra prej tyre është bërë virale. Është momenti kur i Vassilis Karras shpërthen në lot në koncertin e tij në vitin 2017, ku numri i njerëzve ishte tepër i lartë.

Vassilis Karras këndoi “Nichta Xelogiastra” ndërkohë publiku e ndoqi dhe u bënë të gjithë një zë.

Ai i ndërpreu këngën dhe dëgjonte turmën duke kënduar. Më pas ai u shpreh: Sot jam i kompletuar si artist, si njeri. Këtë dashuri që mora sot, Zoti më dha forcë ta ndaj. Ndërkohë që ai fliste në skenë, ai shpërtheu në lot dhe heshti, ndërkohë publiku brohoriste dhe thërriste emrin e tij.

Në moshën 70-vjeçare, këngëtari i njohur që la gjurmë në skenën muzikore greke, u nda nga jeta pas një beteje me kancerin. Ditët e fundit ai ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital.

Ndërkohë krahas postimeve të njerëzve në rrjetet sociale dhe “lamtumirës” së kolegëve të tij, në prag të Krishtlindjeve, Selaniku ka nderuar Vassilis Karras, duke dalë në rrugë.

Një video po qarkullon në internet ku shihet një turmë njerëzish në rrugën kryesore të qytetit, duke nderuar Vassilis Karras, duke kënduar me zë “nga veriu në jug”. Varrimi i tij do të bëhet në vendlindjen e tij, Kokkinohori Kavala, gjë që ishte dëshira e tij e fundit.

Të martën, më 26 dhjetor, në orën 9 të mëngjesit, trupi i tij do të transferohet në Tempullin e Shenjtë të Zotit të Urtësisë dhe do të vendoset në pelegrinazh publik deri në një pasdite.

Varrimi do të mbahet të mërkurën në orën 12:00 në vendlindjen e tij, Kokkinochori, ku edhe do të varroset.

Top Channel