Ashtu si dhe në shumë fusha të jetës Inteligjenca artificiale pritet të vijë në ndihmë edhe në luftën ndaj krimit të organizuar.
Shumica socialiste ka vendosur mos të humbë kohë dhe të hedhë hapin e radhës për ta bërë funksional komisionin e posaçëm parlamentar përmes të cilit synojnë, thellimin e reformave shtet formuese dhe luftën me korrupsionin.
Presidenti Bajram Begaj, gjatë qëndrimit në Shkup zhvilloi sot një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Dy persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një personi tjetër.
Pas debateve të ashpra mes kryetares, Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, anëtarët e maxhorancës janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi e zhvilluar këtë të enjte.
Me një artikull të përbashkët tek portali Euroactiv ish dy kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë deklaruar se pas zgjedhjeve të fundit, lidershipi i ri në Shkup ka bërë deklarata provokuese, duke shkelur frymën e Marrëveshjes së Prespës.
Marrja në pyetje e audituesit të KLSH, Bexhet Beqiri në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi është shoqëruar me debate.
Kristjan Asllani, foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares në Kaiserau, aty ku kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë.
Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet.
Në fakt ngjarja ishte vetë ai, ish-presidenti Ilir Meta, i thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje. Ndonëse i veshur sportiv Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, ishte dukshëm larg sjelljes me sportivitet ndaj kreu të SPAK.
Regjisori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu ka deklaruar se jo çdo kush ka kapacitet për të shkruar humor.
Komisioni Hetimor për Koncesionet dhe Check-Up ka vijuar me debate të ashpra.
Gjykata e Posaçme ka vendosur 1 vit burg ndaj ish kryetares së Bashkisë Libohovë Luiza Mandi, në akuzë për shpërdorim detyre.
Milani zyrtarizon trajnerin e ri. Pasuesi i Stefano Piolit në pankinën kuqezi do të jetë Paulo Fonseca. 51-vjeçari portugez i lindur në Mozambik, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e famshëm italiane. Kjo do të jetë aventura e dytë në Serie A për Fonsecan, i cili drejtoi Romën në vitet 2019-2021. Si edhe ukrainasit […]
Një gjerman do të mbajë drejtësi në duelin Shqipëri-Itali, i pari për kuqezinjtë në Euro 2024.
Apeli i Posaçëm la sot në fuqi sekuestron e 3 milion euro pasurive të ish-shefit të Operacionales Oltion Bistri, i cili u arrestua gjatë operacionit “Metamorfoza”. SPAK njoftoi më 14 maj të këtij viti se me vendim gjyqësor realizoi sekuestrimin e 36 pasurive që dyshohen se i përkasin ish funksionarit të policisë Oltian Bistri dhe […]
Éric Ciotti, lideri i partisë kryesore të djathtë të Francës, Les Républicains, është zotuar se do të qëndrojë në detyrën e tij pavarësisht se anëtarët kryesorë të partisë së tij votuan unanimisht për ta rrëzuar atë për aleancën e tij të propozuar me të djathtën ekstreme.
Ngjarje e rëndë në Moglicë, ndërron jetë një person. Mësohet se pak minuta më parë u njoftua në sallën operative për një person që ka rënë nga shkëmbi në Qafën e Gjarpërit, në kufi me Skraparin. Personi që ende nuk dihet identiteti, ka shkuar për të mbledhur çaj dhe është rrëzuar nga shkëmbi. Forcat e […]
Shqipëria ka përfunduar paketën e nevojshme ligjore për tu bërë pjesë e sistemit evropian të pagesave.
Kisha e Laçit prej vitesh shihet nga besimtarët si plotësimi i lutjeve të tyre.
Analisti Spartak Ngjela është shprehur se vendimi i gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike ishte një akt pozitiv pasi po shkatërrohej e djathta.
Kërkesa e opozitës në Komisionin Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi për mos praninë e njërës prej anëtareve Milva Ekonomi, u rrëzua me 8 vota kundër.
Kina dhe Shqipëria kremtojnë 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vendin që mbajti vulën kryesore të ndihmës kineze të asaj kohe me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Punonjësi i bashkisë së Shkodrës, Ermal Dizdari përfundoi në spital pasi u godit me sende të forta.
Pavarësisht perceptimit publik për rritjen e rasteve të përfshirjes së të miturve në vepra të ndryshme penale, gjykata e shkallës së parë Elbasan ka publikuar statistikat, sipas të cilave viti 2023 ka shënuar më pak dënime të të miturve se viti 2022.
Kreu i PL, Ilir Meta ndodhet prej 2 orësh në SPAK, pasi u thirr një ditë pas bashkëshortes dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Mbledhja e Komisionit Hetimor të Koncesioneve në Shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra këtë të enjte.
Një tjetër aksident, i dyti brenda 24 orëve pas atij të ndodhur të mërkurën në pasdite në Bypassin e Vlorës, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje.
Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Check up dhe Sterilizimin ka nisur me debate mes nën kryetarit Plarent Ndreca dhe deputetes demokrate, Ina Xhupa.
Në Shqipëri është prodhuar makina e parë ushtarake e blinduar
Jori Delli prej disa kohësh është duke shijuar romancën e saj me reperin e njohur italian, Fred De Palma, me të cilin ka nisur edhe bashkëjetesën.
Ish-deputetja Rudina Hajdari në një lidhje me skype në emsionin “Breaking” në Top News komentoi situatën brenda PD, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e partisë.
Ruben Saraiva paraqitet në gjykatën e Lezhës me kërkesë të mbrojtjes për ndryshim mase sigurie ose paraqitje e provave nga prokuroria.
Joshua Zirkzee, i cili është drejt transferimit te Milani, do të marrë pjesë në Euro 2024 me kombëtaren e Holandës.
Disa pamje të tjera janë publikuar nga momenti i vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar në Kretë.
Anijet luftarake të Vladimir Putinit kanë hyrë në Kubë, një hap ky që mund të çojë drejt një konflikti global.
Një djalë tetë vjeçar u qëllua për vdekje nga babai i tij, teksa po përpiqej të mbronte nënën e tij.
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1.8 milion euro të trafikantit shqiptar Arbër Muçaj, të dyshuara se burojnë nga veprimtari kriminale.
Një 55-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia për akuzën e ngacmimit seksual.
Bashkëshortja e 37-vjeçarit grek që vrau mbesën e tij pasi tentoi ta përdhunonte në Ilia, ka dhënë një deklaratë për median greke ANT1.
Ditën e djeshme një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dje në Kretë pas një sherri me disa të rinj të tjerë.
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur se opozita duhet të futet në garë me lista të hapura 100%, përndryshe tha ai, është e humbur gara përballë Edi Ramës.
Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dimal.
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Levan Tepelenë.
Dy opsione akomodimi për samitin e G7 të kësaj jave në rajonin jugor italian të Pulias janë shfaqur:
Nga Agron Gjekmarkaj
Senati i Argjentinës ka miratuar paketën e diskutueshme të reformës ekonomike të Presidentit Javier Milei, ku votimi u zhvillua mes përplasjeve të dhunshme që shpërthyen midis protestuesve dhe policisë jashtë Kongresit.
Pas vendosjes së fatit të vulës së Partisë Demokratike, zgjedhjet janë më pak se një vit larg, por çfarë ka ndërmend të bëjë Sali Berisha, a do të jetë ai kandidati i opozitës për kryeministër?
Një tabelë në hyrje të derës shkruante “Me qira” dhe dritat e shtëpisë ishin fikur.
Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë, u mbyll për publikun gjatë orëve më të nxehta të së mërkurës, pasi vala e të nxehtit të sezonit përfshiu vendin, duke shkaktuar mbyllje të shkollave dhe paralajmërime shëndetësore.
Një mjet lundrues që përdorej pa licencë është bllokuar nga autoritet në Vlorë.
Policia në Karolinën e Veriut, SHBA , arrestoi një mësuese 37-vjeçare për përdhunimin e një studenti 14-vjeçar.
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kohët e fundit janë kthyer në kryefjalë kudo në media të ndryshme për marrëdhënien e tyre të “luhatshme”.
Teksa shumë prej jush për të qëndruar të pastër lahen çdo ditë ose më shumë se njëherë në ditë dhe mendojnë se kjo është një gjë e mirë, realisht nuk është aspak e shëndetshme.
Toni Kroos synon një tjetër trofe prestigjioz pas Champions Leagues me Real Madrid.
Vrasja e Vasilikës vetëm 11 vjeç nga daja e saj pasi tentoi ta përdhunonte në Greqi, ka përhapur një valë zemërimi në Pirgos.
Maurizio Sarri, e thekson pa shumë druajtje se gaboi me aventurën e tij te Juventus.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën në Doha se Hamasi ka kërkuar disa ndryshime në propozimit për armëpushim në Gazë dhe se disa prej tyre mund të merren në konsideratë.
Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biznesi, përfshirë një kompani ruse me bazë në Beograd.
Presidenti Joe Biden dhe presidenti Volodymyr Zelensky do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe sigurie mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës të enjten, kur të takohen në kuadrin e takimit të nivelit të lartë të Grupit të Shtatëshes në Itali.
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i përgjithshëm Merrick Garland ka mospërfillur Kongresin duke mos dorëzuar një regjistrim zanor të intervistës së presidentit Joe Biden, për çështjen e dokumentave të klasifikuara.
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Krivi Rih, vrau të paktën tetë persona dhe plagosi të paktën 21 të tjerë, përfshirë fëmijë, tha ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko.
Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri në fund.
Rritet niveli i sigurisë në kuadër të Serbi-Angli, ndeshje debutuese e kombëtares së “Tre Luanëve” në Kampionatin Evropian të Futbollit, në Gjermani, të cilën policia vendase e vlerëson si takimin me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun.
Lëkundje të forta sizmike janë shënuar mbrëmjen e sotme në Rodo si dhe në zonën e Akaisë dhe Aitoloakarnanisë, Greqi.
Ish-banorja e “Big Brother VIP2”, Diola Dosti, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël me partnerin e saj.
Datat 12 dhe 13 qershor shënojnë festën e Shna Ndout, ku mijëra pelegrinë i drejtohen Kishës së Laçit në shenjë sakrifice, falënderimi dhe lutjeje për një jetë të mbarë, shëndet dhe plotësimin e dëshirave.
Gazetari Ilir Babaramo ka analizuar në studion e Top Story se çfarë do të ndodhë me PD-në, pas vendosjes së fatit të vulës.
Nikollë Lesi e quan një vendim të drejtë atë të Apelit për t’ia kthyer vulën dhe logon e PD Sali Berishës, por për këtë ai thotë se ish-kryeministri duhet të falenderojë Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, pasi prej tyre arriti që ta fitonte këtë ‘betejë’.
Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar raportin për cilësinë e ujërave në Europë, Shqipëri dhe Zvicër për vitin 2023. Aty rezulton se vendi ynë renditet i fundit për cilësinë e ujërave.
Durrësi, vizitohet nga turistë të shumtë gjatë gjithë vitit, por në muajt e verës është i përqendruar fluksi më i lartë i pushuesve.
Partia Socialiste feston sot 33-vjetorin e themelimit në një festë në selinë rozë, me pjesëmarrës anëtarë të partisë, deputetë, ministra dhe figura të vjetra të kësaj force politike.
Vrasja e vitit 2021 e gazetarit të njohur investigativ që ekspozonte korrupsionin e thellë në vend, tronditi asokohe Holandën.
Mungesa e burimeve njerëzore ka detyruar shumë biznese të reduktojnë numrin e tavolinave që ju shërbejnë, ndërsa të tjerë edhe të mbyllin shërbimin në restorante.
Pas Himarës, do të spostohemi në Sarandë, një tjetër zonë e rëndësishme në bregdetin shqiptar. Në këtë nisje sezoni, në rrugë dëgjon të flitet anglisht më shumë se në gjuhën shqipe.
Në Himarë sezoni veror sapo është çelur.
Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe protestat e dhunshme të opozitës në takimin me socialistët e Njësisë 4. Ai siguroi se pavarësisht tyre, punët në Tiranë nuk do të ndalen.
Të paktën 1635 punonjës policie janë të dedikuar për mbarëvajtjen e sigurisë gjatë sezonit veror sipas planit të prezantuar “Safe Stay in Albania”.
Një ngjarje shokuese në një prej destinacioneve kryesore turistike, tronditi shoqërinë në nisje të një sezoni të ri, me probleme të vjetra.
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të miture me origjinë nga Lushnja, por që prej një viti jetonte me një djalë në Rrogozhinë.
Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë të Euro 2024, atë të datës 15 qershor ndaj Italisë. Kuqezinjtë do të kërkojnë të surprizojnë dhe të dalin me një rezultat pozitiv, duke njohur edhe vështirësinë e kundërshtarëve të grupit aty ku bëjnë pjesë edhe Spanja me Kroacinë.
Partia Socialiste ka festuar sot 33-vjetorin e krijimit të saj ku në selinë rozë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e PS si dhe figurat më të spikatura të kësaj partie
Pjesëmarrësit e Mbledhjes Vjetore të RCC miratojnë emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të RCC për mandatin 2025-2027
Sali Berisha, një ditë pasi Apeli i dha vulën dhe logon e PD, i ka bërë thirrje deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën që të kthehen në partinë e tij.
Deputetët e parlamentit italian u përleshën me grushte të mërkurën pasdite.
Sara Gjordeni ishte ish-konkurrentja e Big Brother Vip e cila u bekua me një shtatzëni me partnerin e saj Bardhi, që u njohën brenda në shtëpi.
Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të ndeshjes së parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë. Kuqezinjtë sot kanë zhvilluar vetëm një seancën stërvitore në kampin bazë në Kaiserau.
Mes lotësh dhe dhimbjeje është përcjellë për në banesën e fundit 11-vjeçarja greke e cila u vra mizorisht nga daja i saj, pasi ajo refuzoi që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Historia dhe legjenda e mbretit të pop-it, Michael Jackson është koncerti i radhës në TKOB.
Nga sot banorët e zonave kufitare, 30 kilometra larg brezit kufitar Kosovë-Shqipëri, do të lëvizin pa kontrolle kufitare.
Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës po punon me ritme të shpejta për zgjerimin e terminalit të ri.
Ky 33-vjetor e gjen Partinë Socialiste me 32 mijë anëtarë të rij.
Senati argjentinas nisi sot të diskutonte paketën e ligjeve të reformës ekonomike të presidentit të ri Javier Milei, teksa jashtë ndërtesës sindikatat kishin organizuar një protestë masive kundër shkurtimit të mbështetjes ndaj punëtorëve e fshatarëve dhe kursimeve që kërkon qeveria e re duke varfëruar vendasit.
Ish-mbrojtësi i kombëtares italiane, Alessandro Nesta, do të jetë trajneri i ardhshëm i Monzas. Lëvizja është zyrtarizuar këtë të mërkurë nga klubi i Serisë a.
Durim Bami, i cili ra në pranga në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë u ka shpëtuar disa atentateve.
Një nëndetëse gjigante me motor bërthamor dhe disa mjete të tjera detare të flotës ruse hynë sot në portin e Havana në Kubë për një ndalesë pesë ditore që po pasqyrohet nga mediat si një ‘shfaqje force’ relativisht pranë brigjeve të Floridas, mes tensioneve të fundit Rusi – SHBA.
Italiani Rodolfo Corazzo është zgjedhur kryetar bashkie në Rhone. Pas pesë vitesh në opozitë, argjendari 67-vjeçar arriti që të mundte me pak votra kundërshtarin dhe të merrte postin.
Të paktën 49 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë që strehonte punëtorë të huaj në qytetin e Kuvajtit, tha media shtetërore të mërkurën.
Pesë mumje të epokës së mesjetës janë shkatërruar nga një zjarr i qëllimshëm në kryeqytetin irlandez Dublin.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?